У нас вы можете посмотреть бесплатно Shpërthimi në Sauk, dy të vdekur dhe tri viktima të plagosura rëndë-(13 Qershor 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2010 Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar një tragjedi familjare në periferi të kryeqytetit. Dy persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 9 e 30 të mëngjesit në zonën e Saukut të Vjetër, ku si pasojë e shpërthimit në një banesë dy katëshe mbetën të vdekur kryefamiljari, Xhevdet Xhabrahimi ndërsa viktima e dytë mendohet se është Luan Brahja, një mik i familjes. Tre familjarët e tjerë, Fatbardha, Altin dhe Shpresa Xhabrahimi, kanë marrë plagë të rënda dhe janë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Ushtarak. Ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa mësohet se djali i viktimës ka marrë djegie të shkallës së tretë. Për inspektime në vendngjarje ka mbërritur dhe vete drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj me ekspertë të Xhenios, por edhe zjarrfikësve. Sipas dëshmive të banorëve, nga shpërthimi nuk pati zjarr, çka lë të dyshohet edhe për pistën e vendosjes së eksplozivit, kjo dhe për shkak të trysnisë së fortë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme përreth zonës. Ekspertët e policisë ende nuk kanë dalë me një version të ngjarjes, por pista e shpërthimit të bombolës së gazit është hedhur poshtë. Sakaq, ekspertë të Xhenios kanë bërë rrethimin e zonës, si dhe po analizojnë kampionët e marrë nga vendi i ngjarjes./tvklan.al Gazetar: Jul Kasapi SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/