У нас вы можете посмотреть бесплатно Shenjat e Trafikut - Tabelat Plotësuese или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Tabelat plotësuese Tabela plotësuese është pjesë përbërëse e shenjës së trafikut e cila më saktë përcakton kuptimin e shenjës së trafikut, shenjave ndriçuese, shenjat në rrugë, trotuaret e të ngjashme. Në tabelen plotësuese, shënohet largesia nga vendi i rrezikshëm për të cilin është vendosur shenja, ose vendin prej të cilit vlen urdhëri i prerë, apo është dhënë lajm plotësues në shenjën e lajmërimit. Përveç kësaj në tabelën plotësuese mund të lajmërohet largësia e pjesës së rrugës në të cilën kanoset rreziku ose vlen urdhëri i prerë, apo plotësim tjetër me të cilin më saktë përcaktohet kuptimi i shenjës së trafikut. Ngjyra e tabelës plotësuese është e njejtë si ngjyra bazë e shenjës nën të cilën është vendosur, e mbishkrimet dhe simbolet janë të ngjyrës së njëjtë me mbishkrimet dhe simbolet në shenjë. 1. Tabela plotësuese me shigjeta dhe numër shënon gjatësinë e pjesës së rrugës nga shenja ku ekziston kufizimi i shpejtësisë së lëvizjes në gjatësi prej 2km 2. Tabela plotësuese pa shigjeta ku është dhënë vetëm largësia shënon lagësinë pas 100m nga shenja fillon të vlejë kufizimi i shpejtësisë prej 50km/h 3. Kur në shtyllë janë të vendosura dy shenja, tabela plotësuese ka të bëjë me shenjën nën të cilën është vendosur, në rastin konkret ndalon komunikacionin për autobus ndërurban duke filluar nga shenja 4. Tabela plotësuese saktëson periudhën kohore gjatë së cilën mjetet motorike përpos motoçikletës duhet të kenë paisje dimërore (pneumatikë M+S ose zinxhirë për borë) 5. Tabela plotësuese saktëson kohën gjatë së cilës vlen urdhëresa e prerë e ndalimit të komunikacionit në të dy kahjet për të gjitha mjetet prej orës 20 - 24h 6. Tabela plotësuese saktëson kahjen në të cilën duhet të lëvizin kamionët 7. Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen në rrugën pas shenjës 8. Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen deri tek shenja 9. Tabela plotësuese saktëson se ndalimi dhe parkimi vlen pas dhe deri tek shenja 10. Distanca - Tregon distancën nga sinjali i rrezikut (poshtë të cilit është vendosur) deri të vendi ku fillon rreziku. 11. Tabelë orari për ditët e festave - Saktëson se vlera e snjalit është kufizuar vetëm për ditët festive dhe në oraret e treguara. 12. Tabelë orari për ditët e punës - Vendosur poshtë sinjalit "ndalim qarkullimi" tregon që sinjali është i vlefshem në ditët e punës. 13. Kufizim - I vendosur posht sinjalit "parkim" tregon vendin e caktuar për parkimin e mjeteve të treguara në tabelë. 14. Përjashtim - I vendosur poshtë sinjalit "ndalim qarkullimi" lejon qarkullimin vetëm për kategoritë e mejteve të treguara në panel. 15. Fillimi - I vendosur poshtë sinjalit "materiale të paqëndrushme mbi rrugë", tregon vendin ku fillon rreziku. 16. Vazhdimi - I vendosur poshtë sinjalit "ndalim parakalimi" sinjalizon vazhdimësinë e tij. 17. Fundi - I vendosur poshtë sinjalit "ndalim qëndrimi", tregon vendin ku mbaron vlefshmërina e këtij sinjali. 18. Sinjale horizontale në ripunim - Tregon një pjesë rruge ku po vizatohet sinjale horizontale. 19. Aksident - Tregon që ka mjete të aksidentuara në rrugë. 20. Kalimi mbi minar - Poshtë sinjalit "rreziqe të tjera", tregon kalimin mbi shinat e manovrës. 21. Pastrues bore - Tregon praninë e makinave pastruese të borës në rrugë. 22. Zonë që përmbytet - Reagon një rrugë e cila për shkak të shiut të dendur, mund të përmbytet nga uji. 23. Varg mjetesh - Tregon se mund të gjendemi në një trafik me mjete të ndaluara në kolonë. 24. Mjete pune në veprim - Tregon mundësinë e pranisë së mjeteve punuese në rrugë ose dalje të tyre nga kantieri. 25. Rrugë e rrëshqitshme nga akulli ose bora - Mund të ndeshet në pjesë rruge që nuk i kapin rrezet e diellit, gjatë stinës së dimrit. 26. Rrugë e rrëshqitshme nga shiu - Kërkon që në rast shiu, distanca e sigurisë të mbahet më e madhe se zakonisht. 27. Kamionë në ngadalësim - Tregon një ndryshim të pjerrësisë së rrugës, gjë e cila i detyron kamionët të ngadalsojnë shpejtësinë e lëvizjes. 28. Zonë e largimit të detyrueshëm - Vendoset në një zonë ku pushimi i mjetit përbën rrezik për qarkullim. 29. Sinjal korsie - Tregon korsinë që i referohet sinjali i mësipërm. 30. Numri i kthesave - Tregon numrin e kthesës së rrezikshme në një rrugë me shumë kthesa. 31. Vijimi i rrugës kryesore - Tregojnë skemën e ndërthurjes së rrugëve. 32. Ndalimi i përkohshëm i pushimit - Ndalon pushimin e mjeteve në periudhën e kohës kur kryhen pastrime të rrugëve. 33. Drejtimi i detyruar për mjete të transportit të lendeve të rrezikshme - Tregon se mjetet e përshkruara në të nuk mund të lëvizin në drejtim të ndryshëm nga ai i treguar në sinjal. 34. Paralajmerimin e një kalimi të detyrushëm - Paralajmëron se për kamionët me peshë të përgjithshme mbi 3.5 tonë, në kryqëzim është e ndaluar të vazhdojnë lëvizjen drejt. #patenata #shenjat #plotesuese #shenjatetrafikut #trafiku #shenjatdetyruese #shenjatparalajmeruese #detyruese #paralajmeruese #patentakosove #patentashqiperi