У нас вы можете посмотреть бесплатно Gazetarja e 'Stop'-it shpjegon prapaskenat e godinës që vrau gjyqtarin: Kishin humbur dokumentet или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Çështja e pronësisë që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, është trajtuar më parë edhe nga emisioni investigative “Stop” i Tv Klan. Në emisionin “Opinion” ku po diskutohet për krimin e sotëm, është e ftuar dhe gazetarja e “Stop”-it, Dominika Bajraktari, e cila ka trajtuar këtë çështje, për të dhënë një sqarim më tepër lidhur me konfliktet e lindura nga kjo pronë. Fillimisht gazetarja sqaron se Shkambi, i është drejtuar emisionit “Stop”, me një denoncim kundër sistemit gjyqësor në vend, për humbjen e tre dokumenteve të rëndësishme, dy procesverbale dhe një akt ekspertimi. “Në vitin 2020, Gjon Shkambi i është drejtuar emisionit Stop në lidhje me një denoncim për sa i përket sistemit gjyqësor se si humbasin dokumentet. Atij i kishte ndodhur që i kishin humbur dy procesverbale dhe akti i ekspertimit i bërë gjatë gjykimit për një padi civile, lirim-dorëzim sendi, pikërisht për atë objektin”, tha ajo. Siç shpjegon gazetarja, Shkambi kishte certifikatë pronësie të truallit, e për godinën e ngritur ushtroi të drejtën e para-blerjes. Në vitet 2012, deri më 2015, Shkambi kishte tentuar të largonte banorët që qëndronin aty. Bajraktari sqaron se kishte dhe nga ata banorë të cilët e përdornin për qëllime përfitimi godinën. “Në vitin 2012, ai ishte pajisur me certifikatë pronësie. Kishte titullin e pronësisë në duar. Nga 2012-2015, kishte tentuar që të largonte banorët që qëndronin aty. Madje kishte dhe nga ata që e përdornin për qëllime përfitimi. Çka do të thotë, e jepnin me qira dhe e merrnin qiranë vetë, ndërkohë pronari legjitim, të paktën për certifikatën e pronësisë që ka në duar, ishte në emër të tij”, sqaron gazetarja. Nga arsyetimi i institucioneve të drejtësisë për humbjen e dokumenteve tëq rëndësishme, për të cilat Shkambi kërkonte sqarim se “ku përfunduan” përmes emisionit “Stop” të Tv Klan, ishte se ka pasur një “gabim”. Por, nuk mund të humbasin dokumentet të cilat duhet të jenë pjesë e dosjes. “Në 2015 i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për lirim-dorëzim sendi, e ka fituar në shkallë të parë. Është apeluar nga pala tjetër që janë pikërisht banorët, ose ata që jetonin në këtë godinë. Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen sërish në rigjykim në shkallën e parë, me arsyen që mungojnë dy procesverbale. Ishin procesverbalet e 30 mars dhe 30-04/2015, që lidheshin pikërisht me detyrat dhe aktin e ekspertimit për sa i përket asaj pasurie. Ajo që ai kërkonte nga emisioni Stop ishte pjesa e zbardhjes, ku shkuan dokumentet. Madje me përgjigje zyrtare, si nga Gjykata e Apelit, dhe ajo e Shkallës së Parë së Shkodrës, se po flasim për të dyja gjykatat në atë kohë në Shkodër, ishte se mund të jetë bërë një gabim. Nuk mund të bëhet gabim me humbjen e dokumentit sepse ato janë një dosje dhe detyrimi ligjor është që dosja të ketë dokumentet”, tha ajo. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan