У нас вы можете посмотреть бесплатно Rama lë porositë dhe 2 amanete për deputetët e PS или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot, 16 janar, në Pallatin e Brigadave në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. I pranishëm në këtë takim maratonë që zgjati më shumë se tetë orë ishte edhe kreu i selisë rozë, njëherazi kryeministri Edi Rama. Ky i fundit i paralajmëroi deputetët e tij për një punë voluminoze në vijim për shkak të procesit të negociatave, u la disa porosi dhe mbi të gjitha, dy amanete. Në fjalimin e drekës, në nisje të mbledhjes, Rama u bëri të qartë deputetëve socialistë se dy vitet e ardhshme do të jenë kritike pasi vendi ka hyrë në fazën vendimtare sa i përket negociatave. Ai u shpreh se çdo draft që vjen nga Komisioni Europian duhet miratuar. Më tutje foli edhe për sektorin e prodhimit ushqimor që sipas tij mbetet ende sfidues përballë europianëve. Ndërsa në fjalimin e darkës, pas mbledhjes së grupit, Rama u ndal më së shumti te çështjet brenda vendit. Ai kërkoi ngritjen e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese, duke paralajmëruar uljen e numrit të deputetëve në Kuvend. Sa i përket opozitës, u shpreh se mazhoranca e shtrin dorën për bashkëpunim, por nuk bën dialogje me zor. Ai theksoi se socialistët do të vazhdojnë punën për të arritur objektivin për anëtarësimin e vendit në BE. Rëndësi në fjalimin e tij mori televizioni publik shqiptar dhe Ministria e Jashtme, të cilat ua la si amanet deputetëve. “Faleminderit për durimin. Amanet televizionin publik dhe Ministrinë e Jashtme”, tha ai. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan