У нас вы можете посмотреть бесплатно Ish-punonjësi i AKU-së zbulon bakteret e rrezikshme në akullore në tregun shqiptar или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Siguria ushqimore dhe standardet që ndjek Shqipëria në këtë fushë u vunë në qendër të vëmendjes në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ku i ftuar ishte Granit Sokoli, ish-punonjës i AKU-së. Duke u ndalur te problematikat serioze që has vendi ynë, veçanërisht në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian, Sokoli ngriti shqetësime të forta mbi cilësinë dhe kontrollin e produkteve ushqimore në treg. Ai theksoi se, pavarësisht deklaratave zyrtare apo raportimeve mediatike, është e pamundur të flitet për siguri të plotë ushqimore, duke sjellë si shembuj raste konkrete nga analizat e tij ndër vite, përfshirë edhe zbulimin e ngarkesave të rrezikshme bakteriale në akullore të shitura në dyqane të njohura të Tiranës. Granit Sokoli: Që në vitin 2020-2001, unë kam bërë sistematikisht analiza të produkteve ushqimore men kostot e mia. Ka qenë të menaxhuara nga projekte të ndryshme. Vazhdoj ta bëj akoma. Nuk mund të jemi kurrë të sigurt për atë se çfarë konsumojnë, sido që të jetë dhe çfarë do që të thonë mediat, është e pamundur që të kemi një produkt të sigurt. Ne i kemi rastet më të fundit të ushqimit të foshnjave, që janë kompani gjigande ndërkombëtare dhe kanë një seri problemesh me produktet e tyre dhe po i tërheqin nga një sërë tregjesh në Europë, e deri në Kinë. Nëse flasim për alerte ndërkombëtare do të tërhiqen se nuk ke se nga ia mban, është padiskutim e pashmangshme. Aldo: Cili është rasti më i rëndë që ti ke gjetur? Granit Sokoli: Unë kam gjetur akullore me etobaktere, janë ngarkesa mikrobike të cilat nuk duhet që të jenë në akullore bashkë me bakterin stafilokok që vjen nga lënda e parë, kryesisht qumështi, por edhe uji. Aldo: Fajin e ka kompania, apo edhe qumështi? Granit Sokoli: Prodhuesi! Por, këtu nuk bëhet fjalë për akulloret e paketuara, por për ato masivet që i gjejmë në çdo cep të Tiranës. Dhe unë kam gjetur jo te ambulantët që lëviz, por tek dyqanet që janë ndër më të njohurat në Tiranë. Pesë analiza me probleme. Akulloret kanë rezultuar me probleme, djathi që kam analizuar po ashtu ka rezultuar me listeria. Dielli lind ndryshe në Tv Klan, në 7 pa 1 minutë! Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, “Aldo Morning Show”, ju fton të zgjohemi me buzëqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenalinë të paparë për ta nisur mbarë ditën. Çdo mëngjes me Aldon. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #AldoMorningShow #AldonLipe #TVKlan