У нас вы можете посмотреть бесплатно Kujdes nga kanceri i gjirit, mjekja onkologe e Spitalit Amerikan 3, këshilla për ekzaminimet или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #spitaliamerikan #kancerigjirit Kanceri i gjirit është një nga shqetësimet më të mëdha në shoqëri. Doktoresha Kleida, Onkologe në Spitalin Amerikan 3 shprehet se mjekësia tashmë ka ecur shumë si në diagnostifikim dhe në mjekim. Por ajo shton se janë shumë tipe dhe çdo pacient duhet parë si i ndryshëm në trajtim. Por për këtë pas ekzaminimeve me paisjet më të fundit, ajo sugjeron dhe një analizë. ‘’Por jo më pak e rëndësishme është edhe gjenetika e pacientëve me kancer gjiri. Ndonjëherë në varësi të moshës dhe të nëntipit të kancerit të gjirit. Ne rekomandojmë edhe teste gjenetike, të cilat jo vetëm ndikojnë në mënyrën se si do të trajtohet pacienti në vazhdim por kuptojmë edhe riskun që pacienti mund të ketë për të zhvilluar tumore të dyta apo riskun që familjarët kanë për të zhvilluar ose një kancer gjiri ose tumore të tjera të gjirit’’, tha doktoresha Kleida. Edhe ndërhyrja zhvillohen në bazë të të dhënave. ‘’Nëse tumori është i vogël dhe është i lokalizuar në gji, kirurgjia mbetet opsioni i parë i trajtimit. Ndonjëherë tumori ndodh të jetë më i madh, të jetë edhe më i avancuar lokalisht dhe në ato raste është e nevojshme që gjithmonë të ndërhyjmë përpara me një trajtim me kimioterapi për ta zvogëluar tumorin, për ta bërë kirurgjinë pastaj jo vetëm më efikase por edhe rikuperimin e pacientit më të thjeshtë’’, tha doktoresha Kleida. Doktoresha Kleida shprehet se pacienti duhet të njihet me çdo etapë, në mënyrë që edhe rehabilitimi të jetë më i suksesshëm. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekonomi/kujdes... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranewstv Twitter / oranewsrtv