У нас вы можете посмотреть бесплатно Drejtësia vijë e kuqe? Agron Shehaj i “mbyll” derën PD-së или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj nuk ulen në asnjë tryezë. Reagimi i tij erdhi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku po diskutohej në lidhje me ftesën e Forumit të Dialogut Politik për bashkimin e partive në aksionin opozitar. Por Shehaj u shpreh se partia e tij do të qëndrojë krah drejtësisë. “Ne kemi një ide të qartë, ne qëndrojmë për drejtësinë dhe nuk ulemi me asnjë në tryezë që është kundër idesë së drejtësisë. Drejtësi nuk do të thotë që të vlejë drejtësia për kundërshtarin tim dhe mos të vlejë për mua. Kjo nuk është drejtësi. Drejtësi është kur ti ke pasur privilegjin të qëndrosh në pushtet duhet të pranosh që nëse drejtësia të thërret dhe të akuzon për çfarëdo lloj gjëje, duhet të mbrohesh aty dhe jo t’i quash kriminelë, të kapur, apo Troplina, apo ku di unë”, tha Shehaj. Si shembull, ai mori reagimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Nuk ke nevojë për tryezë kur ti shikon sesi kryetari i PD-së, që qartësisht ka një konflikt interesi... është në drejtën e vet Berisha të jetë në krye të PD-së, nuk ka asnjë diskutim, por ajo që dua të them është i qartë qëndrimi i tij në lidhje me drejtësinë dhe nuk ka asnjë kuptim të ulemi në një tryezë të mundshme. Për çfarë? Qëndrimet janë të qarta. Drejtësia është problemi kryesor dhe më vjen keq që vazhdojmë e flasim, jo u bashkuam, jo s’u bashkuam”, tha Shehaj. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan