У нас вы можете посмотреть бесплатно Mëlçi pule me hudhra dhe patate nga zonja Vjollca или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Mëlçi pule me hudhra dhe patate Përbërësit: 450 gr mëlçi pule 5 thelpinj hudhra 1 qepë 1 spec pikant 1 spec I kuq 3- 4 patate ( rreth 300 gr) 2 gjethe dafinë 1/2 gotë verë të bardhë 2 lugë gjelle salcë soje ( opsionale) kripë dhe piper te zi 1/2 gotë ujë të valuar pak vaj ulliri Përgatitja: Pastrojmë dhe lajmë mëlçitë dhe më pas I kullojmë. Ngrohim vajin dhe kaurdisim hudhrat e grira imëtpër 1 minutë. Shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe I kaurdisim së bashku deri sa qepa të zverdhet pak. Shtojmë fillimisht zemrat, I trazojmë për 2-3 minuta duke shtuar më pas mëlcitë e pulës. I kaurdisim së bashku deri sa mëlcitë të kenë ndryshuar ngjyrë. Shtojmë specin e prerë në kubikë,specin pikant, patatet e prera në kubikë me brinjë 2 cm. Më pas shtojmë 1 0se 2 gjethe dafine dhe I shuajmë me verë të bardhë. E lëmë verën të avullojë alkoolin e saj. Rregullojmë shijen me salcën e sojës, piper të zi dhe e lëmë të ziejë pak me lëngun e vet. Më pas mund të shtojmë ½ gotë ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë të të ziejë në temperaturë mesatare dhe për 15 minuta të tjera deri sa patatet të jenë zier plotësisht. Në fund e provojmë nëse mund të hedhim pak kripë, pasi vetë salca e sojës është shumë e kripur.