У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/Skavica, DW: Hidrocentrali rrezikon 30 fshatra, rezervuari përmbyt 15 mijë hektarë! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Hidrocentrali me kapacitet instalimi 210 megavatë, që planifikohet të ndërtohet në Skavicë të Kukësit, në lumin Drini i Zi, rrezikon më shumë se 30 fshatra në Dibër, zona kufitare me Skavicën. Edhe pse burimet e energjisë së rinovueshme janë me bollëk në këtë zonë, qeveria atje sërish ka zgjedhur të ndërtojë një vepër energjetike duke shfrytëzuar lumenjtë. Një digë 147 metra e lartë parashikohet të ngrihet mbi lumin Drin, rezervuari i së cilës do të përmbyste rreth 15 mijë hektarë tokë bujqësore dhe pyje. Banorët që e kundërshtojnë projektin janë akuzuar se protestojnë për arsye politike, por e vërteta, sic thone, qëndron ndryshe. “Kemi më shumë se 20 vite që protestojmë dhe nuk kemi asnjë agjendë. Ne do të kundërshtojmë çdo kompani private dhe çdo nismë që planifikon përmbytjen e Dibrës, shuarjen e historisë së Dibrës dhe vështirëson jetën e dibranëve” – tha një prej tyre për DW, Majlinda Hoxha. Protesta ka pasur edhe përtej kufijve. Agron Damzi, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëntorin e vitit të kaluar, protestoi se sëbashku me qindra të tjerë, përpara zyrave qendrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e qershorin e ketij viti, iu rikthyen sërish tubimeve. “Ne nuk do të ndalojmë së protestuari, deri në anulimin e këtij projekti që zhduk dhe varros përfundimisht Dibrën” – është shprehur ai. Skavica u mbështet fillimisht nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, sqaroi se Projekti Skavica u përfshi në Planin Ekonomik të Investimeve për rajonin me kërkesen e vetë Shqipërisë, e më pas u tërhoq, pas marrëveshjes midis Tiranës dhe SHBA”. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Skavica#Hidrocentrali#TopChannelNews