У нас вы можете посмотреть бесплатно Mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese, Rama njofton nismën për të adresuar boshllëkun në ligj или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në rubrikën e tij të përjavshme “Shënimet e Javës” në podkastin Flasim, Kryeministri Edi Rama dha sqarime lidhur me konkluzionet e mbledhjes së Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme, bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, do të depozitojnë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin e ministres Belinda Balluku. “Gjithsesi, tanimë kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do të kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën, në cilësinë e deputetit, unë, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do t’i paraqitet fillimisht Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias.”, njoftoi kryeministri Rama. Ai tha se pushteti gjyqësor nuk mund të ndërhyjë në punën e pushtetit ekzekutiv. Rama tha gjithashtu se nisma për ndryshime ligjore do i paraqitet fillimisht grupit të PS-së dhe do të jetë transparente për publikun. Më pas sipas kryeministrit do të kalojë në Kuvend. Rama tha se “Dua të ndalem edhe për një sqarim të nevojshëm lidhur me konkluzionet e mbledhjes së grupit parlamentar këtë javë pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sepse përsëri, si zakonisht, fillon qarkullon në ajër një tymnajë interpretimesh nga më të ndryshmet. Edhe një herë tjetër, nuk është çështja tek personi, çështja është tek parimi dhe në këtë rast nuk është tek parimi abstrakt, por është tek parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve kushtetuese.” Ai shtoi se vendimi gjyqësor për pezullimin e një ministri nxjerr në pah një boshllëk ligjor. “Një vendim gjyqësor për pezullimin nga detyrat e një ministri, në kuadër të një mase sigurimi penal, ka nxjerrë në pah një boshllëk që ekziston sa në koka prokurorësh e gjykatësish dhe edhe në legjislacionin tonë. Në këtë vend pa kulturë të konsoliduar demokratike dhe me një drejtësi të pavarur në moshë shumë të mitur, nuk mjafton fryma e Kushtetutës, por duhet edhe gërma e ligjit, madje gërmë për gërmë, qoftë edhe për gjëra elementare si kjo.” Kryeministri argumentoi se pezullimi i një ministri prodhon efektin e menjëhershëm të shkarkimit. “Nëse ti thua që ‘unë pezulloj një ministër’, ‘unë pezulloj Presidentin e Republikës’, ‘unë pezulloj Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit’, faktikisht ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin, sepse nuk është pezulluar thjesht personi, por është pezulluar funksioni.” Ai theksoi se kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrave i takon vetëm pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. “Emërimi apo shkarkimi i ministrit nuk është gjëkundi kurrë në asnjë vend të botës kompetencë e një prokurori apo gjykatësi në një seancë paraprake. Pavarësia e pushtetit gjyqësor mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit.” Në përfundim, Rama njoftoi se do të ndërmarrë një nismë ligjore për të adresuar boshllëkun: “Tanimë, kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do të kalojmë përtej rastit konkret. Të hënën, në cilësinë e deputetit, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do t’i paraqitet fillimisht Grupit Parlamentar dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i saj do të bëhet me praninë e medias.” RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #RTSH24#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar