У нас вы можете посмотреть бесплатно A1 Report - Kumanovë, qytetarët kalojnë ‘nën sitën’ e policisë, braktisin shtëpitë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Banorët e lagjes së sulmuar mëngjesin e sotëm në Kumanovë shprehen se ata janë kontrolluar të gjithë nga policia dhe se çdo person që kalon në rrugë është nën kontrollin e imtësishëm të policisë. Banorët shprehen se policia ndalon e më pas pyet çdo person që kalon në rrugë duke ushtruar mbi ta edhe kontrolle. “Isha duke kaluar me djalin tim. Po ecnim normalisht kur ma ndaluan djalin dhe ma futën në makinën e policisë. Djali nuk beri asgjë që të mund ta merrte policia. Ne ishim në punën tonë,” – shprehet një banore. Një tjetër banor i zonës shprehet se atë e ka ndaluar policia duke e kontrolluar. “Kisha dalë nga shtëpia dhe po kaloja rrugën. Më ndaloi policia dhe më pyetën nëse kisha apo jo gjë me vete. I thashë që nuk kam asgjësendi me vete por ata vazhdonin të më pyesnin e të më kontrollonin. Dyshonin se kisha ndonjë gjë me vete, pavarësisht se u thashë që s’kisha asgjë ata prap më kontrolluan,” – shprehet ai. Banorët shpërngulen nga Kumanova Ndërkohë familjet shqiptare që banojnë në lagjen e Trimave në Kumanovë, lagjja e sulmuar mëngjesin e sotëm, kanë nisur të largohen prej aty duke braktisur vendin dhe shtëpitë e tyre. Videot amatore të xhiruara në rrugët e kësaj lagjeje tregojnë qartësisht familjet që largohen të përlotura. Nëna që së bashku me fëmijët e tyre braktisin shtëpitë për të gjetur një vendbanim më të përshtatshëm për të jetuar. Banorët largohen me grupe të orientuar nga forcat e policisë dhe të ushtrisë.