У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Rama: SHBA-të nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjatë shënimeve të javës në podkastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te vendimi më i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke pezulluar lëshimin e vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të 75 vendeve, ku përfshihej edhe Shqipëria dhe katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kreu i qeverisë tha se nuk është e vërtetë që SHBA-të kanë ndaluar vizat për Shqipërinë, por kanë bërë një pezullim të përkohshëm sa i përket lejeve të punës. Sipas tij, autoritetet amerikane kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizave për turizëm apo biznes dhe më pas qytetarët e këtyre vendeve nuk kanë respektuar afatet, por kanë qëndruar në Amerikë për të punuar. “Dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë. Kjo është e pavërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të Presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, marrjes së vizës për biznes dhe më pas të mosrespektimit të afateve, por të qëndrimit atje për të filluar një punë”, tha Rama. Sipas tij, kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump. Ai ironizoi edhe opozitën në Shqipëri. “Nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm”, tha Rama. Në shënimet e javës, Rama përmendi edhe dy mbledhjet maratonë që zhvilloi së fundmi, atë me qeverinë dhe grupin parlamentar. “Të dyja këto takime kanë synuar vendosjen e piketave të vitit politik 2026”, tha ai. Sa i takon mbledhjes së qeverisë, sipas Ramës, puna ka qenë e fokusuar tek vazhdimësia, tek programi dhe kalendari i zbatimit të tij sipas sektorëve. Ndërsa në takimin e grupit parlamentar janë fokusuar te domosdoshmëria për të rritur kapacitetin në funksion të negociatave. “Që do të thotë më shumë koordinim, më shumë ndërveprim, më shumë organizim dhe mbi të gjitha më shumë përqendrim te ky objektiv historik dhe strategjik për Shqipërinë. Është e qartë dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë shumicën qeverisëse dhe cilindo dhe cilën do që është në pararojën e PS duke qenë në nivelin më të lartë të përfaqësimit se ky proces është një proces që do të vijë duke u vështirësuar jo më vit pas viti, por muaj pas muaji pasi kemi të bëjmë me një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Rama. Ai u shpreh i bindur se grupi i tij parlamentar do të jetë në lartësinë e kësaj sfide. Një tjetër çështje për të cilën kreu i qeverisë foli ishte vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe ku mori pjesë në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kreu i qeverisë u shpreh krenar për bashkëpunimin trilater mes Emirateve, Shqipërisë dhe Italisë për gjenerimin e energjisë së gjelbër duke u shprehur se i jep Shqipërisë një avantazh strategjik. Nuk la pa përmendur edhe vlerësimin me medalje nga presidenti Mohammed bin Zayed Al Nahyan. “Më ka bërë një vlerësim që realisht për nga mënyra, vendi dhe mbi të gjitha për nga pesha që ka, është absolutisht i paharrueshëm. Nuk e di sa unë e meritoj, por di që të qenit në radhë me ata që e kanë marrë më parë këtë vlerësim më bën shumë krenar për Shqipërinë si kryeministër shqiptar dhe njëkohësisht më ngarkon edhe më shumë përgjegjësi, ose mund të ketë akoma, në raport me çuarjen përpara të këtij misioni që më kanë besuar shqiptarët”, tha Rama. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan