У нас вы можете посмотреть бесплатно Audio-pergjimet per Dibren, degjohen disa ministra e deputete te PS| ABC News Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 audio-përgjime të tjera, pjesë e dosjes “184” se hetimit për dyshimet për shitblerje votash në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Dibrës në 2016. Në këto përgjime dëgjohen biseda të disa eksponentëve lokale në Dibër me disa ministra e deputete të PS-së. Në audio-përgjimin e parë të publikuar nga “Bild” dëgjohet një bisedë telefonike e ministrit Damian Gjiknuri drejtues politik i PS-së në qarkun e Dibrës në 2016 me shefin e policisë Robert Aga dhe një person të quajtur Bekim Krashi. Fjala që përdor Gjiknuri për rezultatin e PS në Dibër është “tërmet” Me të njëjtin përcaktim “termet” shprehet Gjiknuri edhe në një bisedë telefonike me Ymer Lalën, të cilësuar nga “Bild” në komentin që shoqëron audio-përgjimin, si një bos i krimit. Edhe një bisedë tjetër e publikuar nga gazeta gjermane ka protagonist Gjiknurin dhe Lalën Ky personazh Ymer Lala shfaqet në shumë nga audio-përgjimet e publikuara nga “Bild”. Në një nga bisedat telefonike Ymer Lala vihet në dijeni nga nipi i tij për investigimin e një programin televiziv për zgjedhjet në Dibër. Në një tjetër bisede Ymer Lala informohet nga një person i panjohur se kreu lokal i FRD ka votuar kandidatin e PD-së. Në audio-përgjimin e aradhes, dëgjohet Ymer Lala në bisedë me një qytetar me emrin Ardit. Një tjetër person Ymer Lala e instrukton të kthejë mbrapsht kartat ID. Ndërsa në 3 biseda të tjera telefonike me 3 persona të panjohur për publikun, Ymer Lala tregon për njohjen që ka me Kryeministrin Rama. Në një tjetër përgjim të publikuar nga “Bild” dëgjohen tre deputetë të PS Xhemal Qefalia, Saimir Tahiri dhe Ulsi Manja që bisedojnë me shefin e Policisë së Dibrës Robert Aga./ABC News Albania 24/7