У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Kur u shua ‘Princesha e Popullit’ / 25 vite nga vdekja tragjike e Dianës në Paris или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një cerek shekulli pas vdekjes së saj, kur ishte vetëm 36 vjec, princesha Diana mbetet burim frymëzimi për njerëzit në të gjithë botën dhe fati i saj vazhdon të mbulojë në hije mbretërorët britanikë. Diana u vra më 31 gusht 1997 kur makina me të cilën ajo dhe i dashuri i saj, Dodi al Fayed u përplas në tunelin Pont de L’Alma në Paris, ndërsa po largohej me shpejtësi nga paparacët që e ndiqnin me motocikleta. Vdekja e saj e zhyti monarkinë në krizë pasi erdhi pas shkatërrimit publik të martesës së saj me princin Charles dhe me zbulimin e sherreve, tradhëtive dhe mjerimit që ajo kishte ndjerë në rolin e saj si mbretërore. Miliona njerëz në glob mbajtën zi për princeshën e popullit sic kryeministri i atëhershëm britanik, Toni Blair e quajti Dianën, në atë kohë. 25 vite më vonë, shkëlqimi i saj ende nuk është shuar. Kemi parë “Spencer’, një film për fundin e bujshëm të martesës mes Dianës dhe Charlsit: “Princesha”, një dokumentar nga një regjisor i nominuar për Oskar, Ed Perkins, ndërsa drama e netflixit, The Croën, është fokusuar te Diana në seritë më të fundit. Ka patur libra, artikuj të pafundëm në gazeta, shumë programe televizive, e madje edhe një muzikal. Dhe për vetë familjen mbretërore, diana është ende e kudogjendur, jo vetëm për shkak të dy djemve të saj, Princit Uilliam dhe Herrit... Ata ishin vetëm 15 dhe 12 vjec kur ecnin të heshur pas arkivolit të së ëmës nëpër rrugët e londrës. Princi Charles ndërkohë, ka mundur të dalë nga hija e vdekjes së ish bashkëshortes dhe tani është martuar prej 17 vitesh me Kamilën, gruaja që diana e konsideronte fajtore për shkatërrimin e martesës së tyre. Ndërkohë që shumëkush ende sot mbetet i mahnitur jo vetëm me jetën e saj, por edhe me mënyrën e vdekjes së saj...Një hetim i gjatë përfundoi në 2008-ën, e sipas tij, Diana dhe Al Fayed u vranë nga neglizhenca e shoferit dhe fotografët që po ndiqnin makinën e saj... Babai i Al Fayed, Mohamed, pretendon ndërkohë se vrasja është kryer nga shërbimi sekret britanik me urdhër të bashkëshortit tashmë të ndjerë të mbretëreshës elizabetë, Princit Filip. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Princesha#Diana#TopChannel