У нас вы можете посмотреть бесплатно Rama për Ibrahim Rugovën: Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptarë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”, i pranishëm ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama. Në këtë 25 vjetor të Çlirimit të Kosovës, ai i dedikoi një fjalë të gjatë me shumë vlerësim për ish-Presidentin Ibrahim Rugova. Duke e cilësuar “Atin themelues të shtetit të lirë”, Rama e konsideron "politikanin më atipik shqiptar". Fjala e Ramës: Njeriu që e ka shenjuar historinë e shqiptarëve me një gjurmë aq dhe të domosdoshme, sintezë e pashoqe e revolucaionarit dhe urtësisë së pushtetasit. Ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore të historisë tonë. Një intelektual si i nxjerrë nga koleksioni i portreteve të periudhes romantike. Një udhëheqës si i krijuar për të mos u futur dot në asnjë kornizë të gatshme, një figurë që është tejet e vështirë ta përmbledhësh. Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptarë. I papërsëritshëm, i pashpjegueshëm për mënyrën se si arriit tju imponojë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm që duket sikur rri në vend teksa formon shtratin e vet. Kur në 24 Maj të vitit 1992, ai u vetëshpall President i Kosovës, pati guximin e gjeniut sepse nuk rrezikoi jetën, por diçka më të rëndësishme. Emrin dhe personalitetin! Ishte një akt donkishotesk në sytë e shumëkujt, për mua një akt vetimtari të De Gol kur i vetëm e i përqeshur lëshoi në radio nga Londra mesazhin epokal: pas resë së lotëve tanë, ja ku shfaqet dielli i madhështisë sonë. Si De Gol, edhe Rugovën disa e tallën, shumëkush e injoroi, pothuajse të gjithë e nënvlerësuan dhe të tjerë e ndoqën me një lloj keqardhje. Nuk besoj se ndonjë në ato fillime e kuptoi vërtet atë që mbase as ai vetë nuk e shihte një rrugë me dalje të sigurtë, por e ndërrmori si një akt në errësirë, i shtyrë nga pamundësia për të qëndruar në vend. Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se në rrugë vdesin njerëzit e mi, shkruan Ibrahim Rugova. Një njeri vetëm dhe i vetëm i cili mes zallamahisë që e rrethonte, i dha popullit të vet një forcë të panjohur ndonjëherë së paku në këtë pjesë të botës ku jetojmë. Presidenti i shpresës në mes të shtypjes së çdo shprese, kishte jetuar deri aty mes librave. Në rrethana tejet të rënda për Kosovëm , ku pasioni për dijen e shkruar u bë trualli i zërit intelektual të popullit të vet. Mes atyre shumë pak syve të kthyer nga Kosova ishin ata që arrinin ta lexonin dhimbjen e Kosovës. Teksa kjo lagje e Europës mbytej nën renë e gjakut dhe lotëve duke u shpartalluar nga dhuna, qasja e prijësit të Kosovës gërryente me fuqinë e ujit gurin e ndërgjegjies së fuqive të mëdha. Falë sharmit të posaçëm të personalitetit të tij, e vërteta nisi pak nga pak filloi të shquhet si një gur për tu cmuar në një llum padrejtësie historike. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan