У нас вы можете посмотреть бесплатно Ja çfarë bëri Rama teksa Basha fliste или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një skenë sa e pazakontë, aq edhe komike ndodhi në hyrje të kryesisë së Kuvendit, pak çaste përpara nisjes së tryezës së partive parlamentare. Me duar në xhepa dhe i buzëqeshur, Kryeministri Edi Rama mbërriti në kryesinë e Kuvendit, në momentin kur Lulzim Basha po jepte një prononcim për gazetarët. I gjendur përballë kësaj skene, Kryeministri zgjodhi që të qëndronte pas kreut të Partisë Demokratike, duke shkaktuar reagim tek gazetarët që mbanin mikrofonat në duar, e që për pak çaste e humbën përqendrimin nga fjala e Bashës, e u fokusuan nga Kryeministri Rama. Pasi priti për disa çaste, Kryeministri vendosi të futej, por jo pa iu drejtuar me një batutë kundërshtarit të tij politik. Teksa e kapi nga krahu, i tha: Rama:"Hajde se erdha unë"... Basha: "Shko aty , se aty kemi punë jo këtu.." Ftesës së Fatmir Mediut dhe Agron Dukës për një tryezë mes krerëve të partive parlamentare për arritjen e një marrëveshjeje për krizën politke u janë përgjigjur të gjithë aktorët politikë në vend, përfshirë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe Kryeministri Edi Rama./tvklan.al