У нас вы можете посмотреть бесплатно Burri kerkon 15 milion leket borxh, kusheriri nuk mban pergjegjesi... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ditën e sotme në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, janë përballur dy kushërinj për çështje pronash. Syrhaj Saliaj ka thirrur Artanin, djalin e tij të xhaxhait për t’i kërkuar shtëpinë që ia bleu para 21 viteve. Artani i ka marrë Syrjahut 15 milion në vititn 1999 për një banesë dhomë e kuzhinë. Artani në vitin 1999 është shpallur si i pastrehë me një banesë dhomë e kuzhinë të cilën e ka pasur me kontratë provizore, në pritje të bërjes së kontratës përfundimtare të privatizimit që do kalonte në pronë të Artanit. Ai paraprakisht e ka shitur një herë banesën me një zotëri tjetër 12 milion lekë. Zotëria i dha 2 milion kapar derisa të bëheshin letrat e sakta dhe më pas do ja jepte shumën përfundimtare. Artani mer 2 milionshin, niset në Greqi. Nuk i eci Greqia dhe në momentin që kthehet i thotë atij zotërisë që ishte brenda, të lutem më kthe banesën sërish. Aty fillon një konflikt. Syrjahu e ka shpëtuar Artanin nga konflikti që kishte me zotërinë dhe i ka dhënë 15 milion lekë për të rimarrë sërish shtëpinë dhe për të paguar privatizimin e shtëpisë. 3 milion ia dha për t’i futur në bankë, 2 të tjera për t’ja dhënë zotërisë që i kishte lënë kapur, ndërsa 10 të tjerë Artani i mori dhe iku me gruan dhe fëmijën në Greqi. Syrjahu tani kërkon që shtëpia të kalojë në emrin e tij sepse në dokumenta figuron ende emri i Artanit. Artani nuk e priti mirë përballjen me kushëririn e tij, duke i kërkuar llogari pse e ka thirrur këtu dhe se ai nuk ka punë fare me të. Gjatë sencës kanë lindur edhe debate të forta të cilat kanë përfunduar edhe me ofendime. Syrjahu: Të kam sjellë këtu sepse të kam harruar si surrat, nuk të kam parë që 21 vite. Artani: Pse tani u kujtove? Syrjahu: Po sepse ti e ke mbyllur telefonin. Unë të kam sjellë këtu sepse të kam dhënë disa para. Artani: Çfarë para, të shtëpisë? E kam firmosur, të kam dhënë noterimin, të kam dhënë çelsin, vendimin e shtëpisë. Syrjahu: Nuk më ke dhënë asgjë. Artani: Vendmin e shtëpisë nuk ta jap unë, ta jep bashkia. Syrjahu: Bashkia ka emrin tënd o zotëri. Artani: Mora vesh që ke bërë privatizimin e shtëpisë, kush të thirri ty ta bëje privatizimin? Syrjahu: Ti më ke thirrur. Artani: Jo nuk të kam thirrur unë, ke dëgjuar që po bëhet privatizimi dhe ke ardhur. Eni Çobai: Zoti Syrjah për çfarë e keni thirrur zotin Artanin në këtë seancë ndërmjetësimi? Syrjahu: Unë kam qenë me qira, në vitin 1999 ky ka marrë një shtëpi dhomë e kuzhinë e bashkëjetonte me të shoqen dhe kishte edhe një fëmijë. Në këtë moment kur unë isha me qira, ky zotëria i ka shitur shtëpitë. Personi që i mori shtëpinë këtij i tha do t’i jap 2 milion lekë që ti Artan të ikësh në Greqi dhe pjesën tjetër do të ta jap në dorë. Ti më jep vendimin e shtëpisë unë do të të jap paratë. Personi tjetër që i dha paratë këtij, nuk e di çfarë i bëri, kishte lozur dhe i kishte prishur. Artani: Për atë i shita shtëpitë për të ikur për më mirë. Syrjahu: Në këtë kohë, ky i shkon zotërisë dhe i kërkon t’ja japë shtëpinë dhe ai i tha shtëpi nuk ke, më jep vendimin të të jap paratë. Unë kisha një problem në fshatin tim dhe kur u ktheva nga fshati e pashë që ky po debatonte me ta. Ata po e kërcënonin sepse i thoshin ty të kemi dhënë paratë ne e kemi shtëpinë, ishin në rregull. Unë duke parë gjendjen e tij, jo për këtë por për fëmijët e tij që vuanin vajta tek xhaxhai, ai dhe gruaja ishin pesionistë, ky nuk i ndihmonte. Xhaxhai më pyeti a ke ndërmend të blesh shtëpi, po i thashë, atëhere na ndihmo thot ai. E mora Artanin i thashë na 15 milion të vjetra laj borxhet dhe futi në bankë t’i privatizosh. 3 mijë dollarë ja mora këtij dhe ia dhashë xhaxhait t’i fuste në bankë se atëhere nuk kishte dalë ligji i privatizimit të shtëpisë, dhe kur të dilte si ligj, privatizo shtëpinë. Ata ngelën hollë, i prishën paratë. Ky i mori paratë, lau atë dhe krisi iku në Greqi. Artani: Kur u privatizuan shtëpitë zotëria ka qenë në Amerikë, kurse unë kam qenë në Greqi. #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/