У нас вы можете посмотреть бесплатно 'Agjentët zbarkojnë në zyrën e Edi Ramës’-Avokati: Ja kur arrestohet, do goditet edhe... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
'Agjentët zbarkojnë në zyrën e Edi Ramës’-Avokati: Ja kur arrestohet, do goditet edhe... #agoranews #bardhiquku Shikoje të plotë: • ‘Rama ka letrën e frikshme në tavolin... BËNI SUBSCRIBE PËR TË PARË MË SHUMË VIDEO- / @agoranews-top TEMA: Lufta e SPAK ndaj Politikës I FTUAR: Zaçe Islami, Avokat INTERVISTOI: Bardhi Quku • 'Rama arrestohet kur të..." Avokati: ... #zaceislami #edirama #erionveliaj #saliberisha #shqiptaret #donaldtrump #trump #shqiperi #shqipet #kosova #shba Ka rënë Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Lefter Koka, Ilir Beqja, Jurgys Çyrbja, Alqi Bllako, Arben Ndoka, Jorgo Goro, Safet Gjici, Vangjush Dako, Lefter Alla dhe shumë të tjerë dhe sërish Rama kur arrestohen thotë se faji është i tyre. Tani që heronjtë kanë rënë një e nga një, kryedardhaxhiut nuk i bën derman as antiplumbi që ka veshur në trup për tu mbrojtur nga dëmet që i ka shkaktuar shqiptarëve nga ngrënësit e dardhave. Dosjet që rrezikojnë Edi Ramën Po të gjithë e dimë që nuk ha kush dardha jashtë syve të Ramës. Nuk lë njeri të këpusë kokërr dardhe nëse nuk e lejon ai, nëse nuk e bekon ai, as gjethet e as barishtet në rrugë. SPAK po heton me themel dhe Rama është në alarm pasi prokurorët specialë teksa po çojnë gjysmën e qeverisë së tij në burg mund të gjejnë prova që implikojnë dhe kryeministrin. Inceneratori i Tiranës është rasti konkret. Në se i rikthehemi qëndrimeve të Ramës përballë akuzave të vazhdueshme se inceneratorët ishin e gjitha një skemë korrupsioni. Kuptohet se Rama atëherë, nuk ishte kaq parimor sa sot, përkundrazi ai është kundërpërgjigjur ashpër kujtdo që i kërkoi të ndalë një aferë të pastër korrupsioni. Kryesocialisti çoi në 2017 gjithë grupin parlamentar të PS, në oborrin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Sapo kishin nisur akuzat e para për Lefter Kokën dhe inceneratorët. Barrikadë ndaj denoncuesve të korrupsionit, në rreshtin e parë, krah Ramës ishin ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Taulant Balla, Qazim Sejdini, madje e pranishme ishte edhe Stela Gugallja, një prej përfituesve të aferës. “Shëmbëlltyrë kuptimplotë e teknologjisë së fundit” e quante Rama inceneratorin. “Një investim për të cilën nuk kemi si të mos jemi krenarë”, u tha të pranishmëve. “U jam shumë mirënjohës ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Financave. Ky i fundit, megjithëse është gjirokastrit, në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen, gjë që ju siguroj, nuk është e lehtë”, e falënderoi Rama atëherë Arben Ahmetajn, shkruan Sot. “Nuk keni parë gjë akoma, sepse ky është vetëm fillimi,” betohej kryeministri duke paralajmëruar ngritjen e inceneratorit tjetër në Fier dhe tjetrit në Tiranë. Sot faktet tregojnë të kundërtën dhe ish-ministri socialist drejton nga arratia gishtin te Rama duke e quajtur përgjegjësin kryesor. Përveç inceneratorëve, SPAK ka në dorë edhe dosjen McGonigal që po hetohet e plotë. McGonigal pranoi fajësinë për fshehjen e faktit se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj. Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kreut të qeverisë, Dorian Duçka. Dyshja Neza–Duçka kanë realizuar disa takime të ish-agjentit McGonigal me kryeministrin Rama, ku ndër të tjera është diskutuar për disa fusha naftëmbajtëse në jug të vendit. Këto të fundit çuditërisht iu dhanë një kompanie me lidhje të forta ruse, në shkelje të ligjit sipas vendimeve gjyqësore. Pra, shpërblimi i premtuar për ish–agjentin McGonigal shkonte përtej vlerës 225 mijë dollarë. Qartazi, në këtë rast kemi të bëjmë me “Korrupsion aktiv të nëpunësve të huaj publikë”, një vepër penale e dënueshme nga legjislacioni penal shqiptar. Drejtësia amerikane e ka gati dosjen dhe prova më e fortë për implikimin e liderit shqiptar në korrupsion është vetë fjala e “McGonigal”. Prokurorët specialë të SPAK kanë çuar letër-porosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë të gjithë informacionet në duar dhe kjo pritet të ndodhë shumë lehtësisht, pasi presidenti Donald Trump ka emëruar Dan Bongino si zëvendësdrejtor të FBI-së. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Bongino ka qenë më parë ushtarak dhe pjesë e shërbimit sekret amerikan, teksa u fokusua te bota e medias më pas, ku ka trajtuar dosjen “McGonigal” dhe është ai i cili shkroi një sërë artikujsh në mediat amerikane për lidhjet kriminale të Edi Ramës me Kartelin famëkeq Sinaloa, tashmë të shpallur si organizatë terroriste nga Presidenti Trump.