У нас вы можете посмотреть бесплатно Bletarët shqiptarë arrijnë një sukses të jashtëzakonshëm në rritjen e mbretëreshave të bletëve или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me një përvojë mbi 30-vjeçare në bletari, Ferdinant Muskaj nga Fieri dhe Luan Merdani nga Gjirokastra kanë arritur një sukses të rrallë: prodhimin e mbretëreshave të bletëve në muajin mars, një periudhë që për shumicën e bletarëve konsiderohet e pamundur. Zakonisht, koha më e përshtatshme për këtë proces është muaji prill. Kjo arritje u jep mundësinë bletarëve të forcojnë kolonitë e tyre një muaj më herët dhe të shfrytëzojnë kullotat në maksimum, duke rritur prodhimin dhe cilësinë e mjaltit. Per te ndjekur nga afer kte proces kane ardhur edhe nje grup bletaresh nga Kosova Luan Merdani, i cili ka qenë i lidhur me bletarinë që nga fëmijëria, rrëfen se pas një periudhe 15-vjeçare emigrimi, u rikthye sërish në këtë profesion me përkushtim të madh, duke u fokusuar kryesisht në prodhimin e qumështit të bletës, rritjen dhe shumimin e mbretëreshave. Aktualisht, ai ndodhet në Fier, në bletarinë e Ferdinant Muskajt, në parkun e Kreshpanit, ku kushtet klimatike dhe natyrore favorizojnë rritjen e mbretëreshave më herët se zakonisht. “Sot është dita kur verifikojmë nëse mbretëreshat tona kanë filluar të pjellin. Procesi i translarvimit u krye më 18 shkurt, ndarjet dhe shtesat u bënë në vazhdim, dhe rreth datës 2 mars, mbretëreshat e para dolën nga qelizat e tyre. Sot, ato kanë hedhur vezët e para, duke dëshmuar suksesin e këtij eksperimenti. Kjo është një arritje e madhe për të gjithë bletarët që nuk besonin se kjo mund të realizohej kaq herët,” shprehet Merdani. Në jug të Shqipërisë, është hera e parë që mbretëreshat e bletëve nxirren kaq shpejt, dhe kjo shënon një zhvillim të rëndësishëm për industrinë e bletarisë në vend.