У нас вы можете посмотреть бесплатно Rikthehet Berisha ne fushate, pas nje problemi shendetesor - (6 Korrik 2001) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva - TV Klan 2001 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i është rikthyer sot punës pas dy ditësh mungesë për shkak të gjendjes se tij jo të mirë shëndetësore. Ai ka dalë sot përpara gazetarëve, duke u shfaqur mirë fizikisht. Sipas Berishës, sëmundja ka kaluar si shiu i verës. Sali Berisha, Kryetar i PD:- “E vërteta është që unë pata një virozë, e cila erdhi me shpejtësi dhe siç e shihni iku me shpejtësi. E rëndësishme është që unë vazhdova deri në fund misionin tim. Viroza shpërtheu dhe iku njëlloj si shiu i verës”. Berisha i është rikthyer temës së zgjedhjeve. Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në raundin e dytë të votimeve. Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Ditën e diel, ne ftojmë shqiptarët të paraqiten të gjithë para kutive të votimit. Ftojmë të marrin pjesë, të marrin të gjitha përgjegjësitë qytetare, për të votuar, për të shprehur të gjithë vullnetin e tyre politik. Ftojmë gjithashtu, të firmosin ditën e diel fitoren e madhe të liberal demokracisë në Shqipëri”./tvklan.al Gazetare – Ornela Bego SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/