У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie – Emisioni 15 shtator 2025 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Të ftuar: Chrysanthi Kalogeri- astrologe Rida Meta- bartender Teuta Maçi - farmacistja 2 receta gatimi nga zonja Vjollca Pulë e lëngshme me patëllxhanë dhe salcë domate 4-5 copa mish pule 4 patëllxhanë mesatarë 1 qepë 4 thelpinj hudhër 2 domate të grira 400 gr pure domate 1 fk vaj ulliri 1 lç sheqer 1 lç rigon 1 lç piper i kuq 200 gr djathë i bardhë Kripë dhe piper i zi Në njl tavë mesatare vendosim copat e mishit të pulës. Shtojmë mbi të qepën e grirë hollë dhe e shpërndajmë në të gjithë tavën. Po ashtu dhe hudhrat të grira në copa të vogla. Gjithçka e pagatuar. Në një tas vendosim domatet e grira e të qëruara, purenë e domates, vaj, sheqer, rigon, piper të kuq, kripë dhe piper të zi. I përziejmë të gjithë përbërësit në tas dhe mbulojmë komplet mishin në tavë. Vendosim letër alumini dhe vendosim tavën në furrë në 200 gradë për 15 minuta. Më pas nxjerrim tavën dhe shtojmë në të patëllxhanët e prerë në kubikë. I përziejmë me salcën me hudhra, i mbulojmë dhe përsëri në furrë në temperaturë 200 gradë për 20 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë nxjerrim tavën, thërrmojmë djathin dhe e shpërndajmë në sipërfaqe. Tani nuk e mbulojmë më. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 10 minuta. Fokaçe me ullinj dhe rozmarinë 500 gr miell 400 ml ujë 2 lç maja e thatë (6 gr) 1 lç sheqer 2 lgj vaj ulliri 2 lç kripë Ullinj jeshilë Rozmarinë sipas dëshirës Në një gotë të madhe vendosim 400 ml ujë. Shtojmë në të majanë e thatë, sheqerin dhe i përziejmë mirë deri sa shohim që majaja fillon të shkrijë. Në një tas të madh vendosim miellin e situr 500 gr, hapim një gropë në mes dhe shtojmë ujin me majanë e shkrirë. E përziejmë brumin mirë me lugë druri e më pas shtojmë 2 lugë gjelle vaj dhe kripë. Vazhdojmë përsëri përzierjen për 2-3 minuta e më pas mbulojmë tasin me celefon. Lëmë brumin të pushojë për 30 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë, brumi është dyfishuar. E zbulojmë, lagim dorën me ujë dhe fillojmë të palosim brumin nga anët e tasit në qendër duke e lagur dorën. Lyejmë tavën e mesme me vaj dhe vendosim brumin në të. E spërkatim brumin në sipërfaqe me vaj dhe me majat e gishtave e hapim atë në të gjithë tepsinë. E spërkatim lehtë me pak ujë dhe me pak kripë të trashë. Vendosim disa kokrra ullinj dhe disa bisqe rozmarine në të. Kjo është sipas dëshirës. E lëmë të qetësohet përsëri 30 minuta dhe më pas e pjekim në temperaturë 220 gradë për 20-25 minuta. Ndryshimet që pëson trupi në kalimin nga vera në vjeshtë e dimër Eklipsi i diellit në shenjën e Virgjëreshës, javë e vështirë, por si ta shfrytëzojmë Horoskopi i javës për secilën shenjë të zodiakut #ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu