У нас вы можете посмотреть бесплатно Dosja K - Meleq Cane: Hetuesi me tortura, si u katandisa 38 kg (12.09.2023) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#dosjak #report Grabjan, Lushnje. Vjeshtë e vitit 1982. Një ngjarje e bujshme kishte trazuar gjithë kupolën e regjimit komunist, por edhe jetën e shumë të internuarve në fshatrat e internimit në Lushnje. Zbarkimi në Divjakë i Xhevdet Mustafës, bashkë me një grup burrash të stërvitur, me qëllim organizimin nga brenda Shqipërisë të një përmbysjeje të pushtetit komunist, kishte vënë në lëvizje gjithë strukturat e regjimit. Aksioni i Mustafës kishte dështuar. Por regjimi do ta shfrytëzonte këtë ngjarje për një valë të re represioni. Në Grabian, ku jetonte mes kasolleve dhe 100 halleve në internim edhe familja e Meleq Canes, kjo valë represioni do të kapte fillimisht vëllain e Meleqit, Engjëllin, të cilit i kishin bërë presione të mëdha për ta bërë bashkëpunëtor të sigurimit. Për ti shpëtuar këtij presioni, njësoj si i ati shumë vite më parë edhe Engjëlli, kishte zgjedhur të arratisej bashkë me disa kushërinj. Ishte qershor i 1983. Ishin bërë një grup i madh prej 11 vetësh, dhe ishin nisur për tu arratisur nga Bilishti. Fati kishte qenë në anën e tyre. Ia kishin dalë me sukses. Kjo ngjarje do të ishte vetëtima që paralajmëronte një furtunë të re në jetën e familjarëve që kishin mbetur në internim. Mes tyre edhe Meleqi me bashkëshorten dhe fëmijët. Hakmarrja e Sigurimit do të binte mbi ta. Arrestimi i Meleqit nuk do të vononte e pas tij një kalvar i gjatë dhe i tmerrshëm vuajtjesh për të....