У нас вы можете посмотреть бесплатно 🔴 LIVE | Gjykata e Lartë ndërhyn për masat e sigurimit! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
🔴 Përgjimet e SPAK për Ballukun! Të vërtetat dhe gënjeshtrat në raportin e PS-së! Të ftuar: Alfred Kika Muharremi - Anëtar i Asamblesë së PS-së Lavdrim Lita - Analist Altin Kaziaj - Avokat Arber Hoxha - Avokat Këshilltari i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi Kika, ka komentuar qëndrimin e mazhorancës dhe të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ai u ndal edhe te një moment nga mbledhja e fundit e grupit parlamentar të PS, ku Rama bëri një mimikë duke mbyllur gojën me duar. Sipas tij, kjo ishte një mënyrë për të treguar se Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë apo komentojë punën e drejtësisë. “Mimika e mbylljes së gojës është që ne kemi qenë reformatorët e reformës në drejtësi dhe i kemi dhënë pavarësinë kësaj reforme për të hetuar çdo nivel të pushtetit. Nga ana e PS nuk do të ketë sulm apo përballje politike në lidhje me punën e tyre”, u shpreh ai. Kika pretendoi se sipas tij qëndrimi i PS në raport me kërkesën e organit të akuzës është i drejtë, duke theksuar se çështja është ende nën hetim dhe lidhet me akuza për pabarazi në tendera. Sipas tij kërkesa për pezullimin e Ballukut më herët lidhej me dyshime për intimidim të dëshmitarëve, ndërsa aktualisht, ai u shpreh se pas largimit nga detyra ajo nuk ushtron më funksione ekzekutive. “Pas largimit nga detyra ajo nuk ka më funksion dhe nuk mund të prishë prova, pasi gjithçka është e arkivuar dhe ajo ka vetëm funksionin e deputetes. Të bëjmë arrest pa gjyq… mua më duket masë proporcionale”, deklaroi ai. 🔴 Gjykata e Lartë ndërhyn për masat e sigurimit! Të ftuar: Alfred Kika - Muharremi, Anëtar i Asamblesë së PS Lavdrim Lita - Analist Altin Kaziaj - Avokat Bledar Meminaj - Avokat Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në “Studio 24”, e konsideroi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, të drejtë dhe jo persekutim politik. Hoxha tha se ai që e vendos është GJKKO, jo Kuvendi. “Ka 3 shkallë gjykimi, Gjykata e Lartë, Kushtetuesja dhe Gjykata e Strasburgut nëse duan ta çojnë”, tha avokat Arbër Hoxha. Arbër Hoxha: Nuk kemi të bëjmë me një persekutim politik sepse të gjitha indikacionet të çojnë që zoti Braho, Dumani dhe Prençi nuk do t’i hyjnë politikës. Ai që e vendos është GJKKO, jo Kuvendi. Ka 3 shkallë gjykimi, Gjykata e Lartë, Kushtetuesja dhe Gjykata e Strasburgut nëse duan ta çojnë. Në qoftë se do t’i jepej autorizimi dhe do t’i hiqej imuniteti, atëherë brenda 48 orëve nga dhënia e autorizimit, pasi do të shkonte vendimi i Kuvendit në SPAK, prokurori i drejtohet GJKKO dhe kjo e fundit pa praninë e palëve shprehet për kërkesën e SPAK. Konstatohen dy vepra penale, sekreti hetimor i dalë nga Rama dhe Gazment Bardhi. Fakti që prokurorët e SPAK po anatemohen, do të thotë se jemi në rrugën e duhur. Për cfarë paguhen prokurorët nga taksat e shqiptarëve? Atëherë tja lëmë Kuvendit, pse na duhen gjykatat. 🌟 *Subscribe në Kanalin “News24 Albania”* 🌟 📺 **YouTube**: Kliko këtu për më shumë lajme! [@News24Albania]( / Канал ) 🌐 **Website**: [BalkanWeb.com](https://www.balkanweb.com) 🌐 **Website**: [News24.al](https://www.news24.al) *Ndiq News24 në Rrjetet Sociale:* 🔵 **Facebook**: [ / news24alb ] 📸 **Instagram**: [ / news24al ] ❌ **X**: [https://x.com/balkanwebcom] 🎵 **TikTok**: [ / news24.al ] #news24albania #studio24 #olabruko #live #livestream #AlfredKikaMuharremi #LavdrimLita #AltinKaziaj #ArberHoxha #BledarMeminaj #opinionnews24 #politike #belindaballuku #analize #aktualitet #shqiperi #albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #NewsUpdate #News24 #gjykataelarte #SPAK #infrastruktura #korrupsion #favorizimnetendera #ministriaeekonomise #edirama #autorizim #imunitet #parlament #opozita #protesta