У нас вы можете посмотреть бесплатно Deklarata e Presidentit Mejdani pas vizites ne Gjykaten Kushtetuese - (22 Prill 2002) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva - TV Klan 2002 Presidenti Rexhep Mejdani:- “Është mbështetur në nenin 42.1 të Kushtetutës dhe në fund të vendimit flitet për fuqi prapavepruese të tij. Do thoja që këto reshta, natyrisht që paraqesin probleme, sepse Kuvendi i Shqipërisë në këtë periudhë pluralistë dhjetëvjeçare, ka shkarkuar Maks Haxhian si prokuror të përgjithshëm, ka shkarkuar Zef Brozin, por njëkohësisht ka shkarkuar dhe një kryetar të asaj kohe të Gjykatës së Lartë Rustem Gjatën dhe në qoftë se duhej të futesh në fuqi ky vendim me prapaveprim, unë do të bëja pyetjen, çdo bëjë ai anëtar i Gjykatës Kushtetuese, që ka zëvendësuar Rustem Gjatën? Pra kjo do të ishte pjesa e filozofisë. Presidenti i Republikës është i detyruar, pavarësisht nga vendimet që mund të marrin institucionet e tjera, të pranojë vetëm ato gjykime dhe vendime që merr Kuvendi i Shqipërisë. Në qoftë se do të shtrohej problemi për të gjykuar një vendim të institucionit të presidentit të republikës, për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, unë mund t’ju përgjigjem ju, që do të ndiqja të njëjtën rrugë dhe të njëjtat procedura. Gjykata Kushtetuese ka fuqinë e interpretimit të Kushtetutës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shqetësohet më shumë për çështje Morina, apo vajti në Golem, karshi filozofisë kushtetuese siç është psh. aderim i Shqipërisë në gjykatën penale ndërkombëtare. Gjykoj që ka teprime dhe ekzagjerime politike, përsa i përket pozicionit dhe Kushtetutës dhe unë do sugjeroja që Kuvendi i Shqipërisë, si hap të parë mund të bëjë shqyrtimin e ligjit me Gjykatën Kushtetuese”./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/