У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kapet “ushtari” i Tor Xheçukës! Arrestohet në Angli shqiptari që sfidoi SPAK или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një tjetër i kërkuar shqiptar nga SPAK dhe Policia e Shtetit për vrasje të mbetur në tentativë është prangosur në Angli. Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve mëson se kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë ndaj Edison Muceku 33 vjeç. Gjykatës City of Westminster iu tha Shqipëria e kërkon Edison Mucekun si bashkëautor në tentativë vrasje në Bulqizë më 21.05.2020. Sipas aktakuzës Muceku bashkëpunoi për të realizuar vrasjen e Hamza Terziut i cili u godit me armë. Muceku i kërkoi gjykatës qe procesi ekstradimit të ndalej këtu pasi ai vullnetarisht kërkonte të kthehej në Shqipëri e u përballur me akuzën e vrasjes. Edison Muceku dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Hektor Xheçukës, 36 vjeç, I njohur edhe me emrin Tor Xheçuka nga qyteti I Burrelit. Ky grup kriminal u përfshi në eleminimin e Hamza Terziut. Tor Xheçuka është shpallur në kërkim edhe nga Prokuroria e Posaçme pas operacionit “Revanshi”. Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se Hektor Xhecuka ishte pjesë edhe e grupit kriminal të Ervis Martinajt. Xheçuka, mësohet se fshihet në Dubai, ndërsa dyshohet si vrasës me pagesë, ku për llogari të Ervis Martinajt ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC. Shtetasi Hektor Xheçuka ka qëlluar me armë drejt banesës së shtetasit Hamza Terziu në fshatin Zënisht si paralajmërim. Nga dosja ku “The Dept” dhe është lëshuar dhe urdhër arresti rezulon se Hektor Xheçuka në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka planifikuar që të gjuanin drejt banesës së pabanuar të shtetasi Hamza Terziu. Hamza Terziu është xhaxhai i Dorjan Terziut. Për këtë rast është lëshuar urdhër arrest nga Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pas zbardhje së bisedave të aplikacionit Sky Ecc. Urdhër arrestet janë për Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa Pas zbardhje së bisedave duket se në këtë konflikt është përfshirë dhe familja Gjokrosa pasi pretendohet se shtëpinë e shtetasit Hamza Terziu e ka treguar Ardit Gjokrosa dhe më pas ndaj kësaj banese është gjuajtur me breshëri plumbash. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Angli#TopChannelNews