У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/Policia Rrugore bën bilancin: 10 shoferë të arrestuar, 19 të proceduar,762 janë gjobitur или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Policia Rrugore e Lezhës njofton se gjatë gjatë javës që lamë pas janë proceduar penalisht 29 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur deri në masën 1.32 mg/l, nga të cilët 10 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë dhe 19 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. Po ashtu janë vendosur 762 masa administrative, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 180 për parakalime të gabuara, 226 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë, 60 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 15 për përdorim të celularit dhe 266 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet me radar dhe drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe tej normave të lejuara të shpejtësisë duke u bërë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasojë jetën. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë tërhequr 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike, 20 leje drejtimi për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë, si dhe janë vendosur 180 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme. Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 7 shtetas. Është bërë bllokimi i 4 mjeteve, për mungesë dokumentacioni, si dhe i 7 mjeteve të tjera që qarkullonin me masa administrative të pashlyera. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të Policisë. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë dhe profesional. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Policia#Lezhe#TopChannelNews