У нас вы можете посмотреть бесплатно “Heshtje varri për ligjin e pronave”, Vorpsi: Shteti nuk do të kompensojë pronarët или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #ligjiipronave Ligji i pronave tashmë është botuar në fletoren zyrtare dhe hy në fuqi në fund të muajit. Myrshit Vorpsi kreu i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se ka pasur një “heshtje varri”për këtë ligj. Myrshit Vorpsi: Çështjet e pronave janë një çështje substanciale për Shqipërinë. Në pikëpamjen formale ka një interes të shtuar për pronat. Ligji i cili hy në fuqi në fundin e këtij muaji është bërë publik rastësisht nga një gazetë më datë 21 dhjetor. Në parlament këto ndryshime ligjore janë miratuar më 17 nëntor. Në Komisionet Parlamentare minimalisht 10 ditë më parë janë trajtuar këto ndryshime ligjore. Deri më datë 21 dhjetor ka pasur një heshtje varri. Arsyet nuk mund ti shpjegoj. Si ka mundësi që i shpëtoi medias jo vetëm trajtimi i këtyre ndryshimeve ligjore të kalojnë në heshtje jashtë vëmendjes së medias. Si ka mundësi që këto ndryshime ligjore të kalojnë në ilegalitet? Për opozitën është e pajustifikueshme të mos nxjerrin zërin e të mos bëjnë as gëk as mëk. Vorpsi foli dhe për risitë e këtij ligji ku u shpreh se “Ndryshiet ligjore janë një shpronësim i dytë i pronarëve pas ndryshimeve të 1945”. Myrshit Vorpsi: Ndryshiet ligjore janë një shpronësim i dytë i pronarëve pas ndryshimeve të 1945. Pronarët ngelin pa marrë asnjë gjë. Në rastin më të mirë mund të marrin vetëm 10 përqind të shumës që kërkojnë. Risia e ligjit të 2013 ishte që metrat katror i ktheu në lekë. Thonë se do ti vlerësojnë të gjithë në mënyrë të barabartë por kjo nuk është e mundur. Në rastin më të mirë pronarët do të marrin kompensim vetëm 10 për qind të çmimit. Pra qëllimi është të ulë në maksimum vlerën që jepet. E keqja nuk përfundon këtu pasi sipas me këtë ligj përparësi merr kompensimi fizik në vlerë. Ti mund të dalë x vlerë kompensimi dhe ai thotë që këtë vlerë do ta kompensoj në x lekë. Por cili është lani për ta kundërshtuar këtë ligj? Myrshit Vorpsi: E vetmja rrugë që kemi sot është ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese pasi me këtë ndërhyrje qeveria me parazitizmin ka futur në këtë skemë dhe vendime që nuk kanë pasur ndryshime kadastrale. Shteti shqiptar nuk ka ndër mend të paguajë kompensimin e pronarëve shqiptarëve duke përdorur këtë si skemë dhe kompensimin fizik dhe afatin kohor. Afati i kompensimit për pronarët është fundi i vitit 2025. Për më shumë lexoni në:https://www.oranews.tv/vendi/heshtje-... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranewstv Twitter / oranewsrtv