У нас вы можете посмотреть бесплатно “Kjo nuk është normale”, U rindërtua pas tërmetit, shkolla 9-vjeçare nuk hap dyert për nxënësit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Kjo nuk është normale”, U rindërtua pas tërmetit, shkolla 9-vjeçare nuk hap dyert për nxënësit Pavarësisht se shkolla 9-vjeçare “Gjok Elezi”, në fshatin Sanzhak të Kurbinit, është rindërtuar dhe punimet kanë përfunduar, ajo nuk ka hapur dyert për nxënësit. Shkak për këtë situatë është bërë mungese e energjisë elektrike në shkolle, duke detyruar nxënësit që ta zhvillojnë mësimin në qytetin e Laçit. Nxënës e prindër e konsiderojnë këtë situatë aspak normale, në një kohë që rindërtimi i shkollës së dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të, ka përfunduar prej kohësh. Ata thonë se udhëtimi me autobus drejt qytetit të Laçit është mjaft i vështire dhe një rrezik serioz për përhapjen e virusit COVID-19. “Po presim autobusin për shkollën në Laç. Nuk e di se çfarë presin që nuk e hapin shkollën. Herë thonë që nuk ka drita, herë të tjera që nuk ka tuba uji, nuk e di çfarë ka, veçse nuk është në rregull. Është shumë e vështirë të vazhdojmë kështu” “Nuk di gjë. Këta thonë është rregulluar por fëmijët nuk i çojnë në shkollë. Detyrohemi që t’i dërgojmë me furgonin e shkollës, por edhe shoferi nuk përdor maskat që të sigurohen fëmijët”- thonë disa nga banorët “Po bëjmë shkollën në Laç sepse nuk është hapur shkolla. Edhe pse është përfunduar nuk e di pse nuk është hapur. Në autobus nuk janë kushtet më të mira. Ne na merret fryma. Kemi gati dy vjet kështu. Ne kërkojmë të hapet shkolla”- u shpreh një nxënëse E kontaktuar përmes telefonit për këtë çështje Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Kurbin Fatbardha Pojani, thotë se është bërë kërkesa në OSHEE prej të paktën dy muajsh për shtimin e kapacitetit dhe lidhjen e energjisë elektrike në këtë shkollë me qëllim që të hapë dyert për nxënësit, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.