У нас вы можете посмотреть бесплатно Rama: Kam refuzuar 3 herë dorëheqjen e Ballukut.Largimin e një anëtari se përcakton “gjyqi popullor” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Belinda Balluku i ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por se ka qenë ai që nuk e ka pranuar. Duket folur për ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale të nenit 242, Rama tha se debati nuk lidhet me emrin konkret, por me ndërhyrjen në kompetencat e ekzekutivit. “Rasti konkret është një tjetër proces dhe nuk është i lidhur me pezullimin. Belinda Balluku ka dorëzuar tre herë dorëheqjen dhe i kam të gjitha në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, herën e dytë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Të tre herët ia kam refuzuar unë. Dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe ka hyrë në territorin e ekzekutivit nuk ka. Jam falënderues për faktin që nuk ka insistuar, por ka vazhduar ta mbajë gjithë atë baltë mbi fytyrë”, tha Rama. Rama theksoi se nuk do ta pranojë dorëheqjen deri në plotësimin e kushteve ligjore, duke nënvizuar se këtë nuk e përcakton as prokuroria, as media dhe as “gjyqi popullor”. Sipas tij, nëse do të ndiqej kjo logjikë, do të rrezikohej funksionimi normal i pushtetit ekzekutiv. “Unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet, dhe këtë nuk e përcakton as prokurori, as media dhe as “gjyqi popullor”. Nëse do të hynim në këtë logjikë, atëherë do t’i hapnim rrugën që pushteti ekzekutiv të mos qeveriste dot”, tha Rama. Lidhur me imunitetin e Ballukut, Rama tha se ajo do të diskutohet në Kuvend dhe më pas do të diskutohen dhe kalohen ndryshimet ligjore të Proceduarës Penale. “Nisma adreson një problem që nuk duhet të shfaqet më, nuk duhet t’i shkojë më në mend askujt që me fuqinë e prokurorit e me verbërinë e gjykatësit që i shkon prokurorit nga mbrapa pa arsyetuar që të marri peng një funksion kushtetues. Rasti konkret është në proces në kuvendin e Shqipërisë dhe do trajtohet me gjithë përgjegjësinë që kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja duhet të ketë parasysh se dhe në aspektin kohor, Parlamenti do shprehet përpara për imunitetin e më pas do kalojë në votë ky ndryshim. S’ka asnjë lidhje me rastin konkret”, tha Rama. RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #RTSH24#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar