У нас вы можете посмотреть бесплатно “Ka tall b***ën me ty, je përr përr” Plas sherri në studio: Vjen studio erë raki - Quo Vadis или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Analiza për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, ka sjellë debat të fortë mbrëmjen e kësaj te enjteje në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mes gazetarit Armir Shkurti dhe deputetit të PL, Tedi Blushi. Ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme lokale, si dhe kandidatët e opozitës, gazetari Shkurti kërkoi të dijë nga deputeti Blushi nëse opozita ka bërë një analzië ëpr humbjet deri tani dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen. Përgjigjet dhe kundërpërgjigjet më pas kanë sjellë debat të fortë mes të dyve, ku nuk munguan as akzuat personale. Pjesë nga biseda: Borakaj: A bëtë një analizë tuajën pse nuk frymëzoni më qytetarët? Blushi: Ju me pyetjen tuaj ofendoni shqiptarët. Një qeveri e cila kapi reformën në drejtësi, e cila po prodhon viktima, është faji i opozitës? Shkurti: Unë jam ai që kritikoj opozitën. Meqë më the “të vjedhin”, atëherë je ti problemi. Blushi: Po ti çfarë di të bësh? Të besosh propagandën e Edi Ramës. Shkurti: Jo jo, ti di të recitosh, ke qenë recituesi i atij tjetrit. Je zëdhënësi i Ilir Metës. Blushi: Jam krenar. Edhe ti ke qenë zëdhënës i Altin Goxhajt. Shkurti: Jam shok, jo zëdhënës. Blushi: Jam krenar që jam zëdhënës i Ilir Metës. TI e ke për turp që je shok i Altin Goxhajt. Shkurti: Ta ka thënë Iliri gabim, nuk jam anëtar partie. Blushi: Këshillohu me Altinin. Shkurti: Ka tallë b***ën Altini me ty. Blushi: Nëse rikthen këtë retorikë banale… Shkurti: Me ty banal dua të jem. Me 8 mijë votat e Metës je aty ti. Blushi: Paske pirë ti. Shkurti: Ti pije në Presidencë me Ilir Metë, e fute në burgn. Sot je ti problemi, se sot gënjeni shqiptarët. Morët Flor Binajn se ke shpall falimentimin. Blushi: Ky është panel banal. Shkurti: Ore ti ke qenë gazetar, s’ke bërë kurrë panel. Të mori ai tjetri se je i paaftë. Blushi: Ti tani je në gotën e rakisë. Ka njëfarë etike. Rri ore të më mbrosh. Nuk mund të ulesh me një derr në debat. Vini njerëz të dehur në studio. Borakaj: Nuk është i dehur. Blushi: Vjen në studio erë tapë. Një “talk show” i vendosur në një orar “prime time”, çdo të martë dhe të enjte ora 21:00 që në thelb nuk synon ti shtohet numrit të madh të emisoneve të aktualitetit politik, më tepër sesa ka si objektiv të sjell një trend të ri të komunikimit publik në studiot televizive. Formati “face to face” synon të përcjell mesazhe të drejtëpërdrejta dhe lehtësisht të perceptueshme nga publiku. #quovadis #vizionplustv #pranveraborakaj