У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ “Vota për Ballukun nuk do përdoret si argument nga vendet e BE”, Rama flet edhe për... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Rama u shpreh i sigurt se vendimi i djeshëm në Parlament për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku nuk do të ndikojnë në procesin e negociatave të Shqipërisë. Gjatë konferencës për shtyp, ai u pyet edhe për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle. “Ju më parë keni folur për vende skepktike për të na penguar. Pse mendoni se vendimi i djeshëm nuk do përdoret nga ndonjë vend i BE?”-pyeti gazetari i TCh Muhamed Veliu gjatë konferencës. “Flas mbi bazën e fakteve që kam sot dhe mbi bazën e komunikimeve që kemi sot. Nuk flas çfarë do ndodhë në të ardhmen. Sot kemi një rrugë në të cilën nuk shohim që të ketë dalë dikush dhe të ketë thënë “për këtë arsye nuk ecim dot përpara”. Punohet përditë për këtë proces. Deri tani skemi arsye ta mendojmë këtë. Nëse do ishte përmbajtja e deklaratave e ngjashme me jehonën e deformuar që iu dha, do të thosha që “kemi një problem”-tha Rama. Të mërkurën pritët ambasadoren e SHBA në Athinë? “Ambasadorja erdhi për të bërë një takim njohjeje, për të diskutuar disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta. Ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane”-tha Rama. Nuk ka sinjale që mund të ketë konferencë për mbylljen e grupkapitujve të hapur. Keni publikuar një editorial bashkë me Vuçiç për të qenë pjesë e zonës Schengen. PD e sheh si ndryshim të kursit. A keni një koment? “Mbyllja e kapitujve është një plan i kalendarizuar. Nuk ka pasur plan as në janar, as në shkurt, as në mars. Në 2026 do mbyllen disa kapituj, por jo këto tre muaj. Në këtë proces punojmë çdo ditë. Të thuash që u bllokua rruga e Shqipërisë është një çmenduri. Sa i përket pyetjes tjetër, nuk më vjen keq për shoqatën e motovarëve se ata janë botë tjetër. Unë kam qenë zëri i parë që është ngritur për një qasje ndryshe ndaj anëtarësimit. Editoriali nuk thotë askush për dorëheqje nga anëtarësimi në BE. Kjo është një temë që kërkon pak thellim. Unë kam thënë që disa vende të BE nuk e kanë kapacitetin të përballojnë momentin e fundit për të dalë para popujve të tyre dhe për tu thënë “do marrim dhe një tjetër në familjen tonë”-u përgjigj Rama. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #EdiRama#PS#TopChannelNews