У нас вы можете посмотреть бесплатно Ministri Olldashi inspekton punimet në tunelin e Ujit të Ftohtë të Vlorës - (3 Prill 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Tuneli i Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës do të jetë tërësisht funksional prej 1 Qershorit. Ai u mbyll për kalimin e automjeteve vitin që shkoi në vjeshtë, për të realizuar një rikonstruksion të plotë e të munguar prej vitesh në këtë nyje mjaft të rëndësishme të transportit për në jugun e vendit. Punimet në tunelin e Ujit të Ftohtë janë inspektuar nga ministri i Punëve Publike, transportit dhe telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Sokol Olldashi: “Kanë mbetur dhe 5 metrat e fundit për tunelin e Ujit të Ftohtë të Vlorës. Unë dua në radhë të parë të përgëzoj kontraktorët për punën shumë të mirë që kanë bërë sepse ka qenë një punë shumë e vështirë. Cilësia e shkëmbit ka qenë jashtëzakonisht e dobët dhe kjo ka bërë që puna të jetë herë-herë e rrezikshme. Është një projekt që nuk është shumë i madh as në vlerë as në gjatësi por që është shumë i rëndësishëm për qytetin e Vlorës dhe veçanërisht me afrimin e sezonit. Në këtë mënyrë ne e zgjidhim trafikun për këtë sezon që vijon. Vlora është qyteti më turistik i vendit dhe qeveria po bën të gjitha përpjekjet që të krijojë të gjitha kushtet komode të infrastrukturës për të pasur një sezon të mirë.” Por së shpejti, nis puna edhe për realizimin e dy projekteve të tjera të rëndësishme për Vlorën dhe në përgjithësi për zhvillimin e turizmit. Sokol Olldashi: “Ne po vazhdojmë të punojmë për atë që është projekti më i rëndësishëm për të shpëtuar njëherë e mirë Vlorën nga trafiku i sezonit turistik që është By Passi i Vlorës. Ne po përfundojmë projektin e këtij By Passi, me financim edhe të Komisionit Europian edhe tonin dhe menjëherë me përfundimin e projektit të detajuar do të fillojnë punimet për zbatimin e këtij By Pass. Ne kemi bërë projektin e lidhjes dhe do të fillojnë menjëherë punimet për ta lidhur fundin e autostradës, ju e dini mbaron në ju e dini në rrugën e Nartës, me fillimin e rrugës transballkanike për ti dhënë njëherë e mirë zgjidhje hyrjes në Vlorë.” Tuneli i Ujit të Ftohtë është një investim prej 75 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, i cili e ka ndryshuar tërësisht këtë nyje të transportit rrugor të vendit. I gjatë 116 metra, tuneli do të jetë i gjerë tashmë 9.4 metra, i lartë 5 metra dhe i qarkullueshëm me dy korsi./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/