У нас вы можете посмотреть бесплатно Kur xhemati në xhami e falin sabahun pak para lindjes së diellit - Albani или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420) Burimi: www.al-albany.com Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com Shejkhu: Po, urdhëro! Pyetësi: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Shejkhu: Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu ue magfiratuhu. Pyetësi: Shpresoj të jeni mirë, in sha’a Allah, o shejkh. Shejkhu: Elhamdulilah, jam mirë. Pyetësi: Allahu të ruajt! Shejkhu: Allahu të ruajt! Pyetësi: O shejkh, po ju telefonoj nga Kanadaja. Shejkhu: Po. Pyetësi: Kemi një vëlla këtu që e fal namazin e jacisë në një xhami të pakistanëve, natyrisht ata ndjekin medhhebin e tyre. Shejkhu: Po. Pyetësi: Për shembull ata e falin sabahun në orën 4 të mëngjesit. Shejkhu: Po. Pyetësi: Koha e namazit hyn në orën 4, ndërsa ata e vonojnë faljen deri afërsisht 45 minuta para lindjes së diellit. Shejkhu: Po. Pyetësi: Ai pyet nëse duhet të falet kur të hyjnë koha e namazit, në ora 4 të mëngjesit apo t’i presë ata në mënyrë që të falet me xhemat, d.m.th. 45 minuta para lindjes së diellit që është afër fillimit të ditës. Shejkhu: Do të thotë nëse falet në orën 4, ti dëshiron… Pyetësi: A duhet të falet me xhemat? Shejkhu: Dëshiron të thuash… Pyetësi: Dhe ata e shtyjnë faljen e sabahut. Shejkhu: Dëgjo, o shejkh, Allahu të udhëzoftë! Pyetësi: Amin. Shejkhu: Dëshiron të thuash që ai ta fal vetë namazin në orën 4? Pyetësi: Po, në shtëpinë e tij. Shejkhu: Jo, ai duhet të falet me xhematin edhe nëse ata vonohen përderisa dielli nuk ka lindur ende. Pyetësi: Po, në xhami ata falien me xhemat… Shejkhu: Mos i përsërit fjalët e tua. Pyetësi: Po. Shejkhu: Mos i përsërit fjalët e tua, a më kuptove? Pyetësi: Nuk i kuptova mirë. Shejkhu: Pse atëherë po përsërit fjalët e tua dhe nuk thua që nuk më kuptove? Po të them, ai falet me xhemat edhe nëse ata e vonojnë namazi, e nuk falet vetë. Pyetësi: Kështu i këshillova edhe unë. Shejkhu: S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut. Pyetësi: Allahu të shpërbleftë me të mira, o shejkh.