У нас вы можете посмотреть бесплатно VËLLAI NGA ASIZI - IGANCIO LARRAÑAGA ( HISTORIA E NJË PËRVOJE ME HYJIN) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Si t’i afrohemi “sekretit” të Françeskut të Asizit? A do të mundemi vallë të arrijmë jetën e tij të thellë, nga e cila të dalë një model ekzistence dhe impulsi për një lëvizje shpirtërore gjithnjë të fuqishme? Ky libër çon në zbulimin e biografisë së brendshme të Françeskut, të treguar me ndjeshmëri dhe finesë psikologjike, duke iu larguar megjithatë çdo interpretimi subjektiv dhe deformues. Me të perënduar imazhi qiellor i Varfanjakut në sfondin e një shekulli të Trembëdhjetë magjik me betejat dhe poetë endacakë, sot na paraqitet shpesh një Françesk i panënshtruar, që nuk i duron institucionet ashtu si pushtetin, ose pararendës laik i ekologjistëve të sotëm. Mbeten të pagarta tiparet thelbësore të fytyrës së tij, ato të një personaliteti fetar, të shndërruar nga takimi me Hyjin. Kjo fytyrë dhe kjo “jetë e thellë” riparaqiten këtu, si një ftesë për të ripërshkuar rrugën e fshehtë të vëllait nga Asizi. I lindur në Spanjë, Ignacio Larrañaga e ka kaluar pothuaj gjithë jetën e tij si meshtar françeskan në Amerikën Latine. Është angazhuar në vitet e fundit në një formë të re veprimi apostolik, që synon “zgjimin” shpirtëror të bashkësive rregulltare dhe të grupeve kishtare, që ka ngjallur jehonë të gjerë. Organizon dhe drejton për këtë qëllim “Takime të përvojës me Hyjin” (prej gjashtë ditësh) dhe “Shkolla të lutjes” (prej pesëmbëdhjetë ditësh) në të gjithë kontinentin, e veçanërisht në Brazil, Kili, Argjentinë, Venezuelë. Librat e tij, të karakterizuar nga qartësia, thellësia dhe realizmi, kanë zgjuar interes të madh edhe përtej botës së gjuhës spanjolle.