У нас вы можете посмотреть бесплатно “Hekur… 10 vjet në pritje të trenit Durrës-Tiranë” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#HEKURI i shinave që dikur lidhnin njerëzit sot është kthyer në ndryshk. Më shumë se gjysma e 447 kilometrave hekurudhë është tërësisht jashtë funksionit, e ajo që ka mbetur është thuajse e pa përdorshme. Dokumentari i parë i këtij cikli trajton “Rrugën e gjatë nga Tirana për në Durrës” duke sjellë histori nga sytë e ekspertëve, përdoruesve dhe ish-punonjësve të hekurudhës. Rrjeti hekurudhor shqiptar sot i ngjan vetëm një kujtimi të largët të asaj çka ishte gjatë viteve 1980. Me ndryshimin e regjimit, shinat u ndryshkën dhe trenat u shkatërruan, ndërsa qeveritë u përqendruan në ndërtimin e rrugëve dhe qytetarët iu drejtuan makinave private. Kjo përmbysje e prioriteteve i la në harresë të gjitha format e transportit publik duke izoluar veçanërisht shtresat më të disavantazhuara të shoqërisë. Cikli me tre dokumentarëve “Hekur, Pluhur dhe Frikë”, trajton pikërisht boshllëkun që ka lënë harresa e publikes në transportin publik. Ky dokumentar u realizua nga Citizens Channel me mbështetjen e Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana. *Qëndrimet dhe opinionet e shprehura në dokumentar janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit Friedrich-Ebert (FES).