У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Ish-turizmi i shkatërruar i Kukësit, godina e braktisur që prej vitit 1996 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ish-Turizmi i ri në qytetin verilindor është cilësuar si një prej objekteve më të bukura në vend, por që sot është shkatërruar plotësisht, duke mohuar zhvillimin e turizmit, edhe pse mundësitë janë të shumta. Prej më shumë se dy dekadash, kjo godinë dita ditës po shkon drejt fundit të ekzistencës së saj. Inertet, mbeturinat urbane, shkurret dhe ferrat, kanë pushtuar çdo hapsirë të saj. Nuhi Elezi, këngëtar, ish-punonjës kujton se dikur ky vend frekuentohej shumë nga kuksianët por dhe të huajt. Nga 1991, për 4 vjet rresht Nuhiu ka kënduar çdo natë nga këngët qytetare të Gjakovës deri tek ato të krahinës së Kukësit. “Çdo familjar që na vinte nga Kosova e sillnim këtu. Ishte ndër baret dhe restorantet më të bukura që kishim në zonën verilindore. Gjynah se si është sot në një gërmadh me mbeturina ku edhe shumë të rinj e përdorin për keq. Shteti duhet të vendos ta rikthejë këtë objekt në punë. Mos shteti, privati mund të rizgjojë turizmin. Është ndër vendet më të bukura që kemi, me këtë ne mburremi edhe pse sot gjendja është e mjerueshme” rrëfen Nuhi. Ndërsa matura e Alidës do të ishte e para por dhe e fundit që do të bënin mbrëmjen e maturës, pasi nga ai moment, ish-Turizmi filloi të mos shfrytëzohej më. Ish-maturantja ndërsa tregon se si gëlonte çdo hapësirë e saj, njëkohësisht ndjen dhe keqardhje për degradimin total të godinës me arkitekturën më të bukur që Kukësi ka. “Në 1996 u mbyll çdo gjë që ishte këtu. Pas kësaj deri në mbarim të luftës së Kosovës ka shërbyer vetëm hoteli ku kanë qenë vendosur përfaqësues të huaj që punon në Kukës. Është mirë të mendohet dhe punohet për ta rijetësuar”, thotë Alida Hasani, ish-maturante. Turizmi i Ri u ndërtuar në vitin 1988, në një kodër dominuese të qytetit. U hap në 1991 ku u shfrytëzua deri në 1996. Që atëherë ish Turizmi vetëm po shkatërrohet, si dhe po shfrytëzohet nga mosha e re pa kriter. Pronarët e tokës ku është e vendosur ish-Turzimi i ri deri më sot nuk kane lejuar apo gjetur rrugë për të lejuar ristrukturimin e këtij objekti identitet të turizmit kuksianë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Kukës#Godina#TopChannelNews