У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sir Keir Starmer mund të dërgoj mijëra interceptore dronësh në Lindjen e e Mesme për të përballuar armët iraniane të cilat janë bërë pengesë e fushatës ushtarake amerikano-izraelite në luftën në Iran, që sipas burimeve ushtarake britanike do i kundërpërgjigjen “aksit të agresionit” mes Rusis dhe Iranit. Sistemet anti-drone të koduara “Octopus” janë duke u prodhuar momentalisht në Britanëi për t’u dërguar në Ukrainë, kundër dronëve rusë të blerë nga Irani. Procesi i prodhimit të këtyre sistemeve është përshpejtuar dhe mendohet se mijëra syresh prodhohen cdo muaj, dhe zyrtarët e ushtrisë britanike po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të tyre në mbrojtjen e Britanisë nga dronet iranian Shahed. Qeveria britanike është duke shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të një anijë në Gji, por ende nuk është marrë vendimi. Sistemi interceptues anti-dronë “ Oktapodi” është ideuar nga inxhinierët ukrainas dhe prodhohet në Britani, dhe kushton £ 2260 pound. Partneriteti mes Ukrainës dhe Britanisë është njoftuar në Janar nga Ministri britanik i Mbrojtjes John Healy. Ukrainasit janë më të mirët në ndalimin e dronëve iranian qe u janë dhënë rusve nga Irani në luftën në Ukrainë. Ndërkohë një opsion tjetër që po konsiderohet nga ekspertët britanik, sipas The Sunday Times të Londrës, është edhe përdorimi i dronëve autonom gjurmues të minave detare që përdoren nga Grupi i Ekspeditës së Flotës Detare britanike i cili gjendet aktualisht në zonën e Gjirit Persik. Mënyra sesi funksionojnë këta dronë gjurmues minash është duke replikuar imazhin e pranisë së një anije, duke aktivizuar shpërthimin e sigurt te minave detare. Momentalisht Britania ka katër sisteme dronësh në operim ose në prodhim e sipër të koduar; Ëilson, Sëeep, Seacat dhe MMCM. Presidenti Trump ka kërkuar angazhimin e aleatëve në zhbllokimin e kalimit detar mjaft të rëndësishëm për transportin e naftës nga Gjiri në pjesët e tjera të botës. Ndihma e supozuar britanike vjen pasi presidenti amerikan tha se shpresonte se aleatët si Britani, do ndihmonin në rihapjen e Gjirit të Hormuzit, kur ditë më parë pat deklaruar se aeroplanmbajtësja britanike nuk ishte e nevojshme në operacionet ushtarake dhe e akuzoj kryeministrin britanik Starmer se po i bashkohej luftës kur amerikanët ndërkohe e kishin fituar atë, por ende jo, c’bllokimin e kalimit tejet të rëndësishëm detar të mbajtur peng nga Irani në këtë luftë. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Britani#SHBA#LindjeMesme