У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News- Vrasësit që kanë frikë dhe në burg/ Zykaj dhe Çalamani të braktisur nga të gjithë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dy janë personazhet e krimit në Shqipëri, të cilët nuk kanë asnjë kontakt me familjarë, të afërm, apo të njohur të tyre jashtë qelisë. I pari është i riu vlonjat që u kthye në një vrasës të pashpirt, Ridvan Zykaj. Ai u mori jetën 8 të afërmëve të tij në Selenicë, duke i ekzekutuar me kallashnikov, ngjarje që bëri mjaft bujë dhe që prej vitesh nuk kishte ndodhur që në Shqipëri në një ngjarje të vetme të regjistroheshin kaq viktima. I dyti është Klodian Çalamani, një vrasës gjakftohtë, që vrau fëmijën 8 vjeç, Mateo Vasiu në Fier. Për dy vrasësit në fjalë nuk kishte asnjë dilemë për dënimin penal. I vetmi dënim që mund të merrnin thuajse nga të gjithë edhe të afërmit e tyre ishte ai moral, edhe pse vetë ata nuk janë penduar aspak për atë çfarë kanë bërë. As vitet në burg nuk i ndryshojnë, të paktën për të shprehur pendesë për ngjarjet makabër të kryera. Të afërm e familjarë, i kanë harruar se këta dy persona janë pjesë e trungut të tyre familjar, duke i lënë të vetëm në qelitë respektive. Të frikësuar nga dhuna që mund t’u ushtrohet nga të burgosurit e tjerë apo edhe më keq, sa që edhe mund t’u marrin atyre jetën, drejtuesit e burgjeve i kanë lënë në qeli veçmas të tjerëve. Sjellja e këtyre dy vrasësve ka ndryshuar, janë të frikësuar, të mbyllur në vetvete dhe pa asnjë komunikim. Ridvan Zykaj vrau 8 të afërm të tij, qëndroi prej orësh në arrati e më pas u arrestua e u burgos në Vlorë. Asnjë person nuk shkoi ta shihte, t’i dërgonte ushqim apo diçka tjetër. Zykaj nisi të lexojë libra, a thua se diçka e tillë do të risillte në jetë 8 viktima të pafajshëm. Aktualisht ai ndodhet në burgun e Peqinit, ku edhe rroba, apo ndonjë paketë cigare ia sigurojnë gardianët. Edhe për Klodian Çalamani është e njëjta situatë. I transferuar në burgun e Vlorës, qëndron i vetëm, i frikësuar dhe nuk sheh në sy asnjë person tjetër që po ashtu vuan dënimin. Ai nuk del nga qelia e tij, pasi e ndjen se për shkak të krimi makabër që kreu, dikush mund ta sulmojë aty brenda. Vrau një 8-vjeçar në Fier, i ndërpreu ëndrrat, dëshirat, jetën, por sërish pa u penduar. Zykajn e Çalamanin i bashkon edhe braktisja nga të afërmit, pasi për ta nuk kujdeset askush, qoftë i rrethit të afërm, apo të largët të familjes. Photo By Google Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Vrasësit#Frika#Burgje#TopChannel