У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Plani i BE për Kosovën e Serbinë. Dialogu në ngërç, vlerësohen mjete alternative или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Paralajmërimi i shefes së Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Kaja Kallas, se do të shqyrtohen mjete alternative për dialogun, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa drejt normalizimit të raporteve, mund të prodhojë rezultate konkrete në këtë proces. Ish diplomatja, Alma Lama, thotë për KosovaPress se kjo është një pikëpamje dhe energji e re që mund të sjell rezultate praktike në dialogun Kosovë-Serbi. “Se kam të qartë se cilin instrument do të përdorë Bashkimi Evropian dhe zonja Kallas. Është e rëndësishme se ajo e shikon se është e nevojshme ndërrimi i strategjisë për dialogun Kosovë-Serbi dhe që do të prodhonte më shumë rezultate. Dialogu përveç marrëveshjeve në letër nuk ka prodhuar ndonjë gjë dhe mbi të gjitha s’ka lëvizur aspak pozicionin e Serbisë drejt njohjes së Kosovës. Por në anën tjetër Serbia nuk është ndëshkuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në fundin e ditës ky është instrumenti që ka në dorë Bashkimi Evropian, të kushtëzojë anëtarësimin.” Analisti Seb Bytyçi vlerëson se kryediplomatja e BE-së duhet të drejtojë presionin politik më shumë nga pala serbe, përmes kushtëzimit ekonomik. “Theksi ishte te normalizimi jo përmes dialogut. Fatkeqësisht deri tash e vetmja alternativ që është provuar është te fokusi te marrëveshjet ekonomike, por nuk është diçka që i shkon në favor Kosovës. Shpresoj që kur zonja Kallas flet për normalizim jo përmes dialogut shpresoj që se ka fjalën për ndonjë iniciativë ekonomike, pasi s’i shkon përshtati Kosovës. Ajo çka është më logjikshme dhe që është e domosdoshme pas zhvillimeve në arenën ndërkombëtare është që të ketë njohje nga BE-ja si organizatë dhe BE-ja të fillojë të trajtojë marrëveshjen dhe obligimet si punë e kryer dhe mos të pritet që të zvarriten gjërat. Është e qartë se Serbia nuk synon të implementojë marrëveshjen” Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, javën e ardhshme do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, por jo edhe Kosovën. Ajo do të ketë takime të rëndësishme në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#BE#Kosove