У нас вы можете посмотреть бесплатно Pa Gjurme-‘Nënën s’e mbaj dot,të shkojë në azil/50-vjecarja:Djalë e burrë më vdiqën, vetëm ty të kam или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme Fatkeqësitë e njëpasnjëshme të ndodhura në familjen Çorbaxhiu, kanë bërë vajzën e kësaj shtëpie të kërkojë ndihmën e “Pa Gjurmë” për të dërguar të ëmën në një azil. Një familje e varfër, në fshatin Moglicë të Korçës… u përballën me një tragjedi që do të shënjonte jetët e tyre 13 vite më parë. Ishte data 28 shtator 2011 kur djali i vetëm i kësaj familje, 16-vjeçari Romeo u gjet i varur në banesën e fqinjit, ku asokohe nuk banonte asnjë. Askush nuk di të thotë nëse ishte një vrasje e qëllimshme apo një vetëvrasje por hallet dhe pamundësia ekonomike që kishin, bëri që kjo familje ta linte në heshtje këtë ngjarje duke e mbyllur aty. Ai ishte një djalë që në dijeni të familjes nuk kishte asnjë konflikt apo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim, prandaj vdekja e tij e papritur ngren pikpyetje të mëdha edhe sot e kësaj dite. Për t’iu larguar atij vendi i cili u sillte kujtime të hidhura, familja Çorbaxhiu u shpërngulën në Bathore të Tiranës, në një shtëpi që ua dha një i afërm i tyre. Si të mos mjaftonte kjo tragjedi, fati i keq do ta ndiqte edhe në kryeqytet këtë familje kur dy javë më parë, konkretisht më datë 3 dhjetor ndërroi jetë edhe kryefamiljari Gjenci për shkak të një sëmundje vdekjeprurëse. Humbja e tij nga jeta ndryshoi shumë gjëra në familje pasi vajza e vetme, e martuar dhe me një fëmijë të sëmurë nuk ka mundësi për t’u kujdesur për të ëmën, Manushaqen. Kjo e fundit jeton e vetme në kushte ekstreme pa përkrahjen e askujt. Dikur një familje me 4 pjestarë, sot kjo 50-vjeçare kalon çdo ditë brenda këtyre mureve të vjetra dhe me lagështi, duke u përballur me këtë realitet të hidhur. E gjendur në të tillë situatë, vajza Romilda kërkon strehimin e saj në një azil. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv