У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/Shaka me Ezanin, mbyllet lokali/Tiranë, besimtarë kërcënojnë me jetë pronarët e biznesit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ky episod në formën e një ‘stand up comedy’ në një prej lokaleve të kryeqytetit që u bë viral në rrjete sociale ka sjell përplasje përtej virtualitetit. Si fillim ishte imami I xhamisë së rrugës së kavajës, Ahmet Kalaja I cili denoncoi në Facebook djalin që me shaka përmendte ezanin si një këngë të papërshtatshme për Top fest. Sipas tij lokali me këtë ngjarje nxiste urrejtjen fetare, nxiste islamofobinë në ambjentet publike, diskriminonte publikisht fenë islame si dhe tallej me simbolet e fesë, ndaj kërkoi reagimin e menjëhershëm të institucioneve shtetërore si dhe ju drejtua rinisë për bojkotimin masiv të lokalit. Por edhe pse imami Kalaja kërkoi që reagimi i besimtarëve të ishte sa më qytetar, nuk kanë munguar edhe kërcënimet me jetë të pronarëve. Për këtë arsye, pronarët vendosën të mbyllin dyert e lokalit deri në qetësim të situatës. Ndërkohë që në rrjete sociale Corner Comedy club shkruan se e gjitha është një keqkuptim që ka lindur nga një shaka paqësore, e bërë pa asnjë qëllim përdhosës apo tallës. Në një status në instagram ata sqarohen se “komedia përdor mjete të ndryshme për të shkaktuar hilaritet dhe qëllimi ynë me shakanë në fjalë ishte të vinim krah për krahu dy ndodhi të cilat nuk kanë asnjë pikë takimi me njëra tjetrën dhe bëhen bashkë vetëm falë një loje fjalësh që në këtë rast është fjala ezan. Ne jemi të vetëdijshëm që ezani nuk është këngë, por një lutje fetare. Dhe nëse pyesni se nga na lind e drejta të bëjmë shaka me fenë. Këtu do t’iu ndalojmë sepse është e drejta jonë. E drejta e fjalës”. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Besimtarët#Ezani#TopChannelNews