У нас вы можете посмотреть бесплатно Report TV - Këlcyrë, 63 vjeçari apel për ndihmë, banorët: Jeton me 'thërrmijat' që i dhurojmë ne или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
KËLCYRË-Ky është Kastriot Hajdini, 63- vjeç banues në Këlcyrë, e ndërsa kjo është banesa e tij e cila i ngjason një hauri për strehimin e kafshëve, sesa për të jetuar një njeri si Kastrioti. Ky i fundit jeton i vetëm pasi gruaja dhe fëmijët, janë larguar në drejtim të paditur duke e lënë atë në mes të katër rrugëve. E vetmja e ardhur është pagesa e invaliditetit që e përfiton nga KEMP-i ndërkohë që nuk i mjafton për asgjë. Komshinjtë dhe dashamirës të ndryshëm nga Këlcyra, denjojnë ta ndihmojnë në kushtet kur Bashkia e Këlcyrës, nuk e trajton këtë rast si të jashtëzakonshëm. Vetë Hajdini i lënë në mes të katër rrugëve nga familja, është shumë konfuz dhe fjalët që i dalin nga goja shoqërohen me pasthirrma dhimbjeje. "Kam 25 vjet i vetmuar, të ardhura këto marrin, 130 mijë lekë invaliditetit jam i sëmurë, ndihmë nga Bashkia nuk kam, as drita as asgjë, as televizor e as frigorifer", thotë ai. Gjithçka që ai përfiton nga pensioni i invaliditetit shpenzohet për 13 ditë për ngrënie vetëm, ndërsa ditët e ngelura të muajit, Kastrioti i shtyn herë i ngopur me shpresë e herë i pangopur me ushqim. Për të, çdo ditë është e zakonshme, ndërsa për dashamirësit e tij, ndihma nuk ka për të munguar.