У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Juglindja mbetet e bllokuar, ARRSH nIs punën për rrugën e re или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në Dragostunjë vijon puna për ndërtimin e rrugës alternative që do të mundësojë hapjen e qarkullit në aksin Librazhd–Prrenjas, i bllokuar prej 6 ditësh pas rrëshqitjeve të tokës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se këtë të enjte po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes. Ndërkohë, paralelisht, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Sipas autoritetit rrugor, rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore. ARRSH thekson gjithashtu se, pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë. Ndërkohë, dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me Juglindjen ka sjellë fluks në Bllatë. Në pamundësi për të kaluar nga Qafë Thana, prej dy ditësh kjo pikë doganore po përdoret për të hyrë në vendin tonë nga territori i Maqedonisë së Veriut. Pas marrëveshjes për të devijuar në këtë mënyrë lëvizjen e mallrave, automjetet, kryesisht ato të tonazhit të rëndë, përmes Bllatës përdorin rrugën e Arbrit drejt Tiranës e Durrësit. Në 48 orë janë përpunuar rreth 400 kamionë, të cilët vijnë nga Greqia, Turqia, Bullgaria e Maqedonia e Veriut. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave tha se të gjithë kamionët që u bllokuan prej ditësh në Qafë Thanë kanë mundur të kalojnë nga Bllata. “Kanë kaluar dhe kanë shkuar në destinacionet e tyre”, thotë Besmir Beja, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Sipas tij, për të përballuar fluksin në Bllatë janë shtuar kapacitetet. “Janë caktuar tre doganierë nga Qafë Thana për të punuar në Bllatë. Masat që kemi marrë dje po tregojnë që janë efektive. Ka një qarkullim të mirë të trafikut të kamionëve dhe veturave”. Ndërkohë, për automjetet e vogla që kanë destinacion juglindjen ose anasjelltas, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rekomanduar që të kalohet nga Gramshi dhe Përmeti. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/