У нас вы можете посмотреть бесплатно Muzu virtual i Kampit te Tepelenes или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
MUZEU VIRTUAL I ISH KAMPIT TË TEPELENËS Për herë të parë në Shqipëri, një kamp i zhdukur i diktaturës vjen para shqiptarëve i rindërtuar në Grafikën 3D. Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit - ISKK, publikoi me 25 shkurt këtë film dhjetë minutësh, ku falë arkitekturës grafike dhe rrëfimeve origjinale të të mbijetuarve, ky produkt risjell fizikisht në kujtesën e të ish dënuarve politikë dramën e atij kampi. Kjo është hera e parë që mjedise të brendshme dhe të jashtme të kampit të Tepelenës shfaqen të rindërtuara në video. Narrativa e filmit bazohet në përshkrimet e hollësishme gojore të disa prej të mbijetuarve të këtij kampi: Azis Ndreut, Klora Mirakajt, Simon Mirakajt, Kurt Kolës, Lek Pervizit, Vasil Kokalit, Qamil Merlikës. Për riprodhimin vizual me kaq mjeshtëri të pamjeve të kampit, artisti grafik dhe regjisori , i janë referuar skicave të Lek Pervizit. Kurse për të gjitha detajet, ekipi ka punuar në konsulencë të ngushtë e të vazhdueshme me Azis Ndreun. Për më shumë informacione vizitoni faqen e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit: http://www.iskk.gov.al/ #iskk