У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Përshkallzohet konflikti në lindjen e mesme или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Komanda Qendrore Amerikane, Centcom tha se gjatë operacioneve të vazhdueshme, forcat amerikane kanë shkatërruar objektet e komandës dhe kontrollit të Gardës Revolucionare Islamike, kapacitetet e mbrojtjes ajrore iraniane, vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe aeroportet ushtarake. Ushtria izraelite bëri të ditur se sulmoi dhe çmontoi selinë e radios dhe televizionit shtetëror në Teheran, të cilën e cilësoi si qendër të komunikimit të regjimit terrorist. Sipas mediave vendase, numri i viktimave në total ka arritur në të paktën 787. Teherani është përgjigjur duke goditur bazat dhe Ambasadat Amerikane në rajon. Media shtetërore saudite njoftoi se selia diplomatike amerikane në Riad u godit nga dy dronë që shkaktuan një zjarr të kufizuar dhe disa dëme materiale. Raporte të tjera treguan një sulm me dron në një bazë ushtarake amerikane në Irakun verior. Garda Revolucionare pretendoi gjithashtu se kishte shënjestruar edhe një bazë amerikane në Bahrein. Edhe Qiproja u vu sërish në shënjestër pas mesnate. Një dron iranian, Shaheed goditi pistën e bazës britanike pa shkaktuar viktima apo dëme të mëdha por frikë dhe panik për banorët e ishullit. Zyrtarët theksuan se shënjestër ishte baza britanike dhe jo Qiproja dhe se droni ishte nisur më shumë mundësi nga grupi militant Hezbollah, aleat i Teheranit. Një tjetër përshkallëzim po vijon mes izraelit dhe fqinjit verior Libanit pas sulmeve të Hezbollah. Ushtria izraelite ka bërë të ditur vendosjen e trupës tokësore pranë kufirit me libanin ndërsa zyrtarë libanezë kanë raportuar se ushtria ka kaluar përtej. Izraeli nuk e ka përjashtuar një pushtim tokësor të Libanit. Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar urdhra të tjerë për qytetarët amerikanë, që të largohen nga të gjitha vendet e rajonit përfshirë dhe Izraelin, sa më shpejt të jetë e mundur. Qeveritë nga e gjithë bota po punojnë për nxjerrjen e qytetarëve nga rajoni, përmes një numri shumë të kufizuar fluturimesh për shkak të mbylljes së hapsirës ajrore. Kanali i Hormuzit gjithashtu vijon të mbetet i paralizuar nën kërcënimin iranian për goditjen e çdo anijeje që tenton të kalojë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/