У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - ‘S’jemi pre e lehtë’. Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe paralajmëron Iranin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zajed Al Nahjan, ka bërë reagimin e parë pas përfshirjes së vendit të tij në luftë, teksa vizitonte të plagosurit nga sulmet në spital. Ai theksoi se vendi i tij nuk është një pre e lehtë, teksa shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një lëkurë të trashë dhe mish të hidhur. Po ashtu, ai paralajmëroi se do të kryejë detyrën ndaj vendit e popullit, duke shtuar se Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat përbëhen nga shtatë emirate, përfshirë Dubain, do të garantojnë sigurinë e qytetarëve. Ndërkohë, vetëm disa momente më pas, ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite njoftoi se një raketë balistike është lëshuar drejt Bazës Ajrore Princ Sultlan, pranë qytetit Al-Harxh, por ra në një zonë të papopulluar. Kjo goditje vjen pas deklaratave të kërkimfaljes së presidentit iranian, Masud Pezeshkian, i cili gjatë një fjalimi të transmetuar në televizioni shtetëror u kërkoi ndjesë vendeve të Gjirit për sulmet me raketa dhe dronë. Ai tha se sulmet e deritanishme ndaj Katarit, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit ishin reagime instiktive të ushtrisë dhe Gardës Revolucionare në mungesë të zinxhirit komandues të forcave të armatosura. PAmje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Iran#MasudPezeshkian