У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News – Maqedonia e Veriut shpall non grata tre diplomat rusë, shkelën Konventën e Vjenës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të shtunën se ka dëbuar tre diplomat rusë, me pretendimin se veprimtaria e tyre bie ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. “Më 12 shtator, ambasadori i Federatës Ruse është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën janë shpallur persona non grata [persona të padëshiruar] tre diplomatë në Ambasadën e Federatës ruse në Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Ministria e Jashtme në Maqedoninë e Veriut nuk dha detaje mbi veprimtarinë konkrete të tre diplomatëve rusë. Vlen të theksohet se ky është rasti I tretë që Maqedonia e Veriut dëbon diplomatët rusë që prej shkurtit të vitit të kaluar, kur nisi pushtimi ndaj Ukrainës. Për vendimin reagoi edhe Rusia, e cila e quajti një akt të papërgjegjshëm dhe armiqësor, dëbimin e tre diplomatëve rusë. “Më 12 shtator, autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pa sqaruar arsyet, i shpallën ‘persona non grata’ tre diplomatë të Ambasadës ruse në Shkup. Hapi i papërgjegjshëm dhe armiqësor i autoriteteve të Maqedonisë së Veriut nuk do të mbetet pa përgjigje”, thuhet në deklaratën e Ambasadës ruse. Në mars dhe prill të vitit 2022, Maqedonia e Veriut kishte dëbuar 11 diplomatë rusë, me arsyetimin e njëjtë, përkatësisht “shkeljen e Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike”. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Maqedoni#Vjenë