У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Rrëfimi tronditës i dy shqiptarëve në Angli/Si i mashtroi policia pas shumë peripecive или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të aplikojë një kthim të shpejtë të emigrantëve shqiptarë, që hyjnë ilegalisht në vendin ishullor dhe nuk kërkojnë azil. Një rast i tillë është regjistruar para disa ditësh, ku dy të rinjtë Eltoni, 27-vjeç, me profesion elektriçist dhe Lodiani, 19-vjeç me profesion ndërtues, kaluan një sërë peripecish, por në fund nuk ia dolën dtë qëndrojnë në Angli. Udhëtimi I tyre drejt Anglisë fillon me pritjen e gjatë për konfirmimin e trafikantit, nëse ata do të kishin apo jo një vend në gomonen e tejmbushur që kalonte Kanalin Anglez. Rrëfimi I dy shqiptarëve është bërë për Daily Mail, që udhëtoi në Tiranë për t’I pyetur nga afër dy shqiptarët, përse ndërmorën kaq shumë rreziqe për të shkuar në Angli. Ata thonë se e vetmja arsye është ekonomia e dobët dhe me punën në Angli synonin të ndihmonin familjen e tyre. 4000 paund është pagesë që I bëhet vetëm trafikantëve që I kalojnë me gomone në Kanalin Anglez. Mirëpo teksa kishin bërë 3 orë rrugë, Eltoni dhe Lodiani kujtojnë sesi gomones I mbaroi benzina dhe filloi të mbushej me ujë. Mënjeherë ata telefonuan linjën e emergjencës, që fatmirësisht shkoi në kohë për t’I shpëtuar nga mbytja, duke pasur parasysh këtu faktin se Lodiani s nuk dinte not dhe as nuk kishte një jelek shpëtimi. Të rinjtë kujtojnë sesi vetëm atë të diel tetori, 25 varka me emigrantë u kapën dhe u shpëtuan nga autoritetet angleze, duke bërë që mbi 1000 emigrantë të dërgoheshin në një Kamp në Bregun e Kentit. Problemi kryesor me Eltonin dhe Lodianin nis me marrjen në pyetje. Asnjëri prej tyre as nuk u pyet për azil dhe as nuk kërkoi vetë, prandaj autoritetet e vendit ishullor vendosën që t’I deportonin në Shqipëri me procedura të përshpejtuara, projekt pilot ky i propozuar nga ish-Sekretarja Suela Braverman dhe që ka për synim frenimin e emigrantëve që largohen ndonëse në Shqipëri nuk ka pasur konflikte prej 25 vitesh. Gjithsesi gjatë rrugës nga vendi ku u morën në pyetje e deri te aeroporti, dy të rinjtë deklarojnë se janë gënjyer nga oficerët për frikën e tyre se do të ktheheshin në Shqipëri. Policët angleze I kishin thënë se në fakt po I dërgonin për një intervistë tjetër, e më pas I dërguan në avion. Në këtë udhëtim, ishin 12 shqiptarë që e pësuan nga deportimi me procedura të përshpejtuara. Ata për 3 vite nuk lejohet të shkelin më në zonën Shengen. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Rrëfimi#Tronditës