У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News-‘Zgjidhet’ lideri i ardhshëm suprem / Djali i Ajatollahut është gjallë,shënjestër e Trumpit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Mojtaba Khamenei, djali i Liderit Suprem të Iranit që u vra në sulmet e shba dhe izraelit, i ka mbijetuar sulmeve ajrore, thanë dy burime iraniane për Reuters të mërkurën. Mojtaba shihet gjerësisht si një pasardhës i mundshëm i babait të tij, thanë burimet. Një klerik i rangut të mesëm me lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare të Iranit, Mojtaba i linjës së ashpër është një nga figurat më me ndikim në establishmentin klerik iranian. Ai është parë për vite me radhë si një nga kandidatët kryesorë për të pasuar të atin. "Mojtaba është gjallë... ai nuk ishte në Teheran kur u vra Lideri Suprem," tha një nga burimet. Babai i tij u vra të shtunën pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan objektiva në të gjithë Iranin, bashkë me një numër figurash të tjera ushtarake. Media shtetërore iraniane njoftoi vdekjen e Khameneit herët të dielën. Një zyrtar i lartë izraelit i tha Reuters se trupi i udhëheqësit iranian ishte gjetur dhe Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kishin punuar ngushtë me Izraelin për të goditur njeriun që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989. Zërat se Mojtaba Khamenei, 56 vjec, mund të jetë lideri i ardhshëm suprem, e vendosin automatikisht atë në shënjestrën e trumpit dhe të izraelit. Ky i fundit ka paralajmëruar se çdo udhëheqës i ri i emëruar nga klerikët në pushtet të Iranit do të ishte "një objektiv i qartë për eliminim". "Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian do të jetë një objektiv i qartë për eliminim - Kryeministri dhe unë kemi udhëzuar Ushtrinë të përgatitet dhe të veprojë me të gjitha mjetet e nevojshme'", tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. "Nuk ka rëndësi se si quhet apo ku fshihet", shtoi ai. Një organ i zgjedhur i klerikëve të lartë është mbledhur virtualisht për të zgjedhur një Udhëheqës të ri Suprem. Khamenei nuk la një pasardhës të deklaruar zyrtarisht. Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja kanë thënë se sulmet e tyre do të krijonin kushte që populli iranian të krijojë një qeveri demokratike dhe të rivendosë paqen në rajon. Në të njëjtën kohë, Presidenti Trump ka përmendur një rezultat të ngjashëm me Venezuelën, ku forcat amerikane kapën presidentin, por lanë pjesën më të madhe të administratës në vend. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Trump#Ajatollahu