У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kinë, paradë gjigande ushtarake: Xi, Putin e Kim Jong Un bashkë në tribunë! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me paradën ekstravagante ushtarake në sheshin Tiananmen të Pekinit, Kina kërkoi të përcillte mesazhin e fuqisë së saj teksa për herë të parë prezantoi raketën strategjike nukleare Dongfeng-5, por edhe të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor. Me mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake, parada ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake të vendit, e gjithashtu edhe një shoë të paprecedent uniteti me pamjet e Xi-së që përshëndetes nga tribuna me në krah presidentin rus, Vladimir Putin, dhe liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong. Kina, tha Xi në fjalimin e tij, është “e pandalshme”, ndërsa promovon një mesazh të “sakrificës kombëtare, jo si viktimë, por si funksion i forcës së vullnetit dhe vendosmërisë kombëtare”. Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen mes paqes ose luftës, dialogut ose konfrontimit, fitores së përbashkët ose rezultat zero. Populli kinez qëndron me vendosmëri në anën e duhur të historisë. Ai u kujdes po kështu të theksonte në fjalën e vet se kombi kinez nuk i druhet ngacmuesve-një term që zakonisht përdoret në deklaratat zyrtare për t’iu referuar në mënyrë indirekte Shteteve të Bashkuara. Në festimet për këtë përvjetor u nderuan vuajtjet e Kinës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kontributet e Partisë Komuniste në fitore – diçka që zyrtarët kinezë thanë se duhet të frymëzojë gjeneratat e tjera, ndërsa Xi po përballet me përpjekjet perëndimore për të kufizuar Pekinin. Parada e madhe ushtarake ishte përmbyllje e një sërë ngjarjesh diplomatike të dizajnuara për të treguar vizionin e Kinës për një rend botëror alternativ, si kundërpeshë ndaj dominimit të gjatë të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor. Parada u organizua pas samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) – që u mbajt më herët gjatë javës – që po ashtu synoi të shfaqte Kinën si udhëheqëse botërore që ka ndikim gjithnjë e më të madh rajonal në Azinë Juglindore dhe Qendrore. Donald Trump nuk la pa e komentuar shfaqjen publike të unitetit mes tre liderëve, duke shkruar në Truth Social: “Ju lutem, përcillini përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, teksa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, cka solli reagimin e Kremlinit që tha se shpreson që kjo të kishte qenë “një shaka”. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Kina#Parada#TopChannelNews